Instagram së shpejti me ndryshime të reja - Business Magazine Albania

Instagram së shpejti me ndryshime të reja


Mjete të reja janë dizenjuar për të frenuar abuzimet dhe do të jenë në dispozicion në javët në vijim.

Me imazhet si formën e saj kryesore, problemet e Instagram-it me abuzimet, kurrë nuk kanë qenë kaq të dukshme, në krahasim me rrjetet e tjera sociale.

Megjithatë, kompania ka qenë shumë e shpejtë për të vendosur mjete të reja që e bëjnë aplikacionin e saj – sipas fjalëve të CEO-s Kevin Systrom – “Një vend të sigurt për vetë-shprehje”.

Përditësimi i fundit do të prezantojë aftësinë për përdoruesit, për të fikur komente në poste të veçanta dhe për të hequr “followers” nga llogaritë private. Të gjitha këto do të jenë në dispozicion gjatë javëve në vijim.

Aftësia për të filtruar fjalët abuzive kanë qenë në dispozicion për përdoruesit e profilit të lartë, por tani janë duke u vënë në dispozicion edhe për publikun e gjerë.

Aplikacioni do të lejojë përdoruesit në mënyrë anonime të raportojnë mesazhet që përfshijnë ose sugjerojnë fjalë abuzvie.

instagram-se-shpejti-ndryshime-te-reja-business-mag

Burimi: theverge.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0