Instagram më në fund sjell funksionin ‘Repost’ – ja çfarë do të ndryshojë - Business Magazine Albania

Instagram më në fund sjell funksionin ‘Repost’ – ja çfarë do të ndryshojë

instagram

Instagram lancoi ditën e djeshme tre veçori të reja, të dizajnuara për ta bërë platformën më sociale dhe interaktive: butonin ”Repost”, një ”Hartë interaktive” dhe skedën „Friends“ brenda Reels. Qëllimi i këtyre risive është të ndihmojë përdoruesit të zbulojnë më shumë përmbajtje, të ruajnë lidhjet me miqtë dhe të shtojnë dukshmërinë e krijuesve dhe markave.

Përmes ”Repost”, përdoruesit mund të ndajnë postime publike dhe Reels direkt në feed-in e ndjekësve pa nevojën për screenshot apo aplikacione të jashtme. Përmbajtja e ribotuar shfaqet në një skedë të veçantë “Reposts” në profilin e tyre, me mundësi shkrimi personal përpos origjinalit.
Kjo përmbajtje mund të shfaqet edhe në feeds të ndjekësve dhe të amplifikohet përmes algoritmeve të rekomandimeve, duke rritur shtrirjen përtej audiencës origjinale.Lexo edhe: Meta fshin 6.8 milionë llogari WhatsApp-i të lidhura me grupet kriminale

”Harta Instagram”, kjo veçori lejon përdoruesit të ndajnë vendndodhjen e fundit aktive me miqtë e zgjedhur dhe të zbulojnë përmbajtje të etiketuar në vende të ndryshm, nga evente tek vendet e njohura. Është një funksion opt‑in, me kontroll të hollësishëm privatësie dhe me mundësi për mbikëqyrje prindërore për adoleshentët

Skeda ”Friends” në Reels: Ky seksion tregon përmbajtjet që miqtë kanë komentuar, pëlqyer ose ribotuar, një mënyrë për të ndarë momente mes njëri-tjetrit. Përdoruesit mund të kontrollojnë kush sheh aktivitetin e tyre, të fshehin pëlqimet apo të  bëjnë„mute“lëvizjet e caktuara nga të tjerët

Reagimet dhe kritikat

Pavarësisht funksionaliteteve të dobishme, përdoruesit online kanë vërejtur ngjashmëri të theksuar me platformat rivale. Repost ngjan me retweet-in e X (Twitter), Harta pasqyron Snap Map-in e Snapchat, ndërsa Stories dhe Reels ishin më parë pjesë e tentativave për të rivalizuar Snapchat dhe TikTok. Si rezultat, nuk kanë munguar akuza për mungesë origjinaliteti në platformë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0