Endri Dhaskali me InsectIntel fiton 50,000 euro nga ACT Now: Pajisja inteligjente që po revolucionon bujqësinë shqiptare! - Business Magazine Albania

Endri Dhaskali me InsectIntel fiton 50,000 euro nga ACT Now: Pajisja inteligjente që po revolucionon bujqësinë shqiptare!

InsectIntel fiton 50 mijë euro nga ACT Now: Pajisja inteligjente që po revolucionon bujqësinë shqiptare!

Një ide që nisi në tokat shqiptare, sot po kthehet në një histori suksesi që mund të ndryshojë të ardhmen e bujqësisë këtu në Shqipëri. InsectIntel, pajisja inteligjente që monitoron “dëmtuesit” bujqësorë në kohë reale, ka fituar çmimin e madh prej 50,000 euro në konkursin ACT Now, duke siguruar një shtysë të fuqishme për zgjerimin e mëtejshëm.

Në një intervistë ekskluzive për Business Magazine Albania, bashkëthemeluesi i startupit, Endri Dhaskali, na rrëfen eksperiencën me ACT Now:

“Pajisjet tona janë tashmë të instaluara në disa ferma pilote në Shqipëri,” tregon Endri. “Po testohen në kushte reale dhe po grumbullojnë të dhëna mbi praninë dhe sjelljen e dëmtuesve bujqësorë. Nga këto të dhëna, ne arrijmë të kuptojmë kur, ku dhe si të ndërhyjmë, në mënyrë që dëmet të shmangen përpara se të ndodhin.” Ky model parandalimi është krejtësisht i ri për shumë fermerë shqiptarë, të cilët janë mësuar të veprojnë pasi dëmi është bërë. InsectIntel ndryshon lojën, duke u bërë syri dhe veshi i tyre në parcelë, 24 orë në ditë. Komunikimi me fermerët ka qenë shtylla kryesore e suksesit. “Që në fazat e para të zhvillimit, ne kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me fermerët. U kemi dëgjuar shqetësimet, kemi parë me sytë tanë dëmet që mund të sjellë një ndërhyrje e vonuar, dhe kemi punuar për t’u dhënë një zgjidhje reale, të thjeshtë për t’u përdorur dhe të qëndrueshme për të ardhmen.” Reagimi i parë ka qenë jo vetëm entuziast, por edhe emocional. “Disa fermerë na thanë se për herë të parë ndihen të mbrojtur. Ndihen si të kenë dikë që ruan për ta, edhe kur ata nuk janë në fushë.”

Lexo dhe:InsectIntel – Pajisja inteligjente që po ndihmon fermerët të mbrojnë të ardhmen e tyre

Çfarë sjell çmimi prej 50 mijë eurosh për InsectIntel?

Ky fond i dhënë nga ACT Now nuk do të shërbejë vetëm për të mbuluar kostot, por do të përdoret për të çuar përpara misionin:

  • Zgjerimi i prodhimit: më shumë pajisje do të prodhohen dhe instalohen në zona të reja bujqësore.

  • Përmirësimi i platformës digjitale: analizat dhe raportimet për fermerët do të jenë më të sakta, më të personalizuara dhe më të lehta për t’u përdorur.

  • Zhvillimi i bashkëpunimeve të reja: me ekspertë të fushës, institucione kërkimore dhe organizata ndërkombëtare për të rritur impaktin dhe qëndrueshmërinë.

Lexo edhe:Shqipëria digjitale ecën përpara: InsectIntel rrëmben 50,000 € në ACT NOW 2025

“Mendojmë se juria pa te ne jo vetëm një produkt teknologjik, por një zgjidhje që funksionon. Një iniciativë që ndikon realisht në jetën e njerëzve. Një teknologji që nuk kërkon thjesht admirim, por krijon ndryshim.” Ky çmim është një vërtetim se startup-et shqiptare mund të bëjnë diferencën, kur mbështeten me vëmendje, fonde dhe besim. Dhe InsectIntel është dëshmi e gjallë se inovacioni i mirëfilltë fillon nga një nevojë reale dhe ndërtohet me përkushtim. “Faleminderit ACT Now, të gjithë organizatorëve, jurisë dhe partnerëve që besuan tek ne. Kjo fitore na frymëzon të punojmë edhe më fort. Sepse e dimë që misioni ynë është vetëm në fillim.”

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0