InnFest dita e dytë:‘’Connect Albania to Itself’’ - Business Magazine Albania

InnFest dita e dytë:‘’Connect Albania to Itself’’

Përveç se të lidhemi me botën, ne kemi nevojë të lidhemi edhe me njëri-tjetrin më mirë. Tregtia online por edhe vetë interneti sot, për të parën herë na japin një mundësi të jashtëzakonshme për ta realizuar këtë.

Përgjatë kësaj dite kompanitë më të mira të tregtisë në internet do të jenë prezente në sallë me aktivitete dhe fjalime të ndryshme, gjithashtu pasditja do i dedikohet kompanive të Kosovës edhe diasporës të cilat janë pjesa jonë më e rëndësishme për t’u lidhur me veten dhe botën.

Ne si Business Magazine Albania patëm mundsinë të intervistonim disa nga Startup-et pjesmarrëse në zonën e #startuphall, ku i pyetëm shkurtimisht rreth rrugëtimit me startup-et e tyre si dhe ndjesitë dhe pritshmëritë rreth festivalit 3 ditor.

Patoko: Përfaqësues nga Patoko u shprehën:”Patoko është bashkëpunim shqiptar dhe kanadez dhe pjesa tjetër ka qenë një ëndërr. Emri ka ardhur si frymëzim nga kukullat e para me ngjyra në Shqipëri. Arsyeja e lindjes së Patokos është fasiliteti i mobilitetit. Sa për festivalin ata shprehen se vizitorët dhe networku është pjesa më e bukur. Festali thonë ata është hapi i duhur, por ka nevojë për shumë punë dhe kjo shihet edhe nga vizitorët, por  pjesmarrja e shumë stratupe-ve mundohet të na vërtetojë të kundërtën. Ne si startup duam të bëjmë sa më shumë marrëveshje me sa më shumë biznese dhe është fushë që ka shumë fleksibilitet me njerëzit. Ne  besojmë se Startup-et me produktin e duhur janë ato që do të sjellin ndryshimin. Patoko në të ardhmen pret të sjelli një vizion shumë ndryshëm, me një UX dhe UI shumë ndryshe, që nis nga lokalja, por sheh nga ndërkombëtarja.”

UNO robotics: Marlin Nano, përfaqësues i UNO Robotics na foli pak për Startup-in në fjalë, i cili ishte krijuar nga 4 studentë nga intituti “Harry Fultz” dhe aty kishte lindur edhe pasioni dhe dashuria për robotikën. “Në INNFest kemi ardhur me një asisent mjekësor 2.0. Asistenti mjeksor është një robot prototip spitalor, por që mund të zgjerohet edhe në shumë drejtime. Ne synojmë që të bëjmë disa prototipe  më industriale, sepse ky është prototipi i dytë i joni dhe shpresojmë të  vazhdojmë edhe më tej me projekte akoma dhe më të mëdha-” tha Nano për BM.

Lexo edhe: Innovation NEST 2023 bën bashkë investitorët dhe startup-et në Tiranë!

THURJE: Thurje handmade është një brand i punimeve artizanale me dizanj konteporan, të prodhuara në Shqipëri.”Ne kemi rreth 3 vite që po operojmë dhe ajo çfarë Thurje ka të veçantë është inovacioni që sjell nëpërmjet dizanjit .Për koleksionet ne bashkëpunojmë me dizanjera të ndryshëm shqiptarë, të gjithë të rinj. Kemi vendosur kështu, sepse duam që nga koleksioni në koleksion të ketë një emergji ndryshe dhe të veçantë.Realizimin e punimeve e bëjnë artizanët e zonës së Korçës dhe Elbasanit, ndërkohë që ne merremi me përgatitjen e materialit që ngjyrohet gjithashtu në mënyrë artizanale. InnFesti është një mundësi shumë e mirë për tu përballur edhe me klientë të mundshëm, duke qenë se ka dhe investitorë të mundshëm dhe personazhe të ndryshme”- thanë për THURJE përfaqësuese të startup-it.

APR: Në një bisedë me përfaqësues të APR, ata u shprehën se APR ka një ndryshim shumë të madh nga kopshtet zoologjike, pra është një risi për to, sepse ata ofronin gjithashtu edhe klasat mësimore për fëmijët.”Ekzistojnë klasa mësimore me ambientalistë dhe jo vetëm dhe flitet kryesisht për kafshët ku dhe fëmijët e kopshteve dhe shkollave fillore kanë mundsinë një orë ndryshe.Objektivi kryesor është që fëmijët të jenë sa më  të lirshëm dhe të kënaqen. Projekti i fundit i APR është “Show i Robotëve”, e cila lindi si ide nga momenti që fëmijët, kafshët e tyre të preferuara i dizenjonin, pastaj duke i ndërtuar përmes baltës apo plastelinës. dhe nga kërkesat e shumta vendosën që me pjesë të riciklueshme të krijonin projekte të ndryshme të kafshëve, me ndihmën e specialistëve.

 

INNFest do të zhvillohet edhe ditën e nesërme, 10 shtator, kështu që mos mungoni! INNFEST

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0