“Inflacioni po shkatërron kursimet tona”. Gjermanët fajësojnë shefen e BQE për çmimet më të larta në 30 vite - Business Magazine Albania

“Inflacioni po shkatërron kursimet tona”. Gjermanët fajësojnë shefen e BQE për çmimet më të larta në 30 vite

Inflacioni në Gjermani po rritet me shpejtësinë më të madhe në tre dekada. Nga energjia, te ushqimet, tek çmimet e shtëpive të gjitha po përjetojnë një ritëm rritjeje pa mëshirë në Gjermani dhe Europë. Të dhënat e fundit tregojnë inflacioni po kalon nivelin 5% në ndryshimin vjetor, një normë që nuk shihej për 30 vite.

Bild, gazeta më e madhe gjermane, fajëson Bankën Qendrore Evropiane se ka dështuar të amortizojë nivelin e çmimeve dhe madje është bërë pjesë e problemit me politikën e lëshuar monetare që ka ndjekur. BQE ka argumentuar se normat e ulëta të interesit dhe paketa e emergjencës prej 1.85 trilion eurosh ishin të nevojshme për të rimëkëmbur një ekonomi të shkatërruar nga pandemia.

Në Gjermani, gjithsesi, kursimtarët besojnë se politika e BQE për t’i lënë normat e interesit në 0% po gërryen të gjithë vlerën e aseteve të tyre. Bild e ka shigjetuar shefen e BQE, Chrsitine Lagarde, si “Zonja Inflacion”, duke shprehur ndër rreshta se ajo vishet me rroba Channel, por tallet me fatin e pensionistëve, punonjësve dhe kursimtarëve, edhe pse kjo e fundit ka shprehur shqetësimin e saj për rritjen e çmimeve të produkteve të shportës. Pas krizave shkatërrimtare nga inflacioni në 1920-ën dhe 1970-ën, gjermanët kanë një frikë të trashëguar prej tij, shprehet ekonomisti Carsten Brzeski.

Shprehjet e Lagarde se inflacioni do të jetë kalimtar janë pritur me mosbesim në vendet më të populluara të Europës. Bankierët gjermane gjithashtu e shohin me skepticizëm këtë fakt. Ata bëjnë thirrje që politikat monetare duhet të shtrëngohen sa më shpejt të jetë e mundur.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0