Inflacioni në SHBA u rrit me 7.9% gjatë shkurtit. Ushqimet dhe energjia, në vlerën më të lartë në 40 vite - Business Magazine Albania

Inflacioni në SHBA u rrit me 7.9% gjatë shkurtit. Ushqimet dhe energjia, në vlerën më të lartë në 40 vite

Inflacioni në SHBA

Inflacioni u përkeqësua këtë shkurt në mes të krizës në rritje në Ukrainë dhe presioneve të çmimeve që u thelluan akoma dhe më shumë.

Sipas Byrosë së Statistikave të Punës të Departamentit të Punës në SHBA, indeksi i çmimeve të konsumit, i cili mat një shportë të gjerë mallrash dhe shërbimesh, u rrit 7.9% gjatë 12 muajve të fundit, një nivel i ri në 40-vite.

Përshpejtimi i përkeqësimit të inflacionit gjatë shkurtit ishte ritmi më i shpejtë që nga janari 1982, kur ekonomia e SHBA u përball me kërcënimin e dyfishtë të inflacionit më të lartë dhe rritjes ekonomike të reduktuar.

Në bazë mujore, fitimi i CPI-së ishte 0.8%. Ekonomistët e anketuar nga Dow Jones prisnin që inflacioni total të rritej me 7.8% për këtë viti dhe 0.7% për muajin shkurt.

Lexo edhe: Banka Qendrore Evropiane “frikë” nga inflacioni. Ndalon stimujt monetarë, pritet rritja e normave të interesit

Çmimet e ushqimeve u rritën me 1% dhe ushqimet në shtëpi u rritën me 1.4%, të dyja fitimet mujore më të shpejta që nga prilli 2020, në ditët e para të pandemisë Covid-19.

Energjia ishte gjithashtu në krye të çmimeve në rritje, me një rritje prej 3.5% për shkurtin dhe që përbënte rreth një të tretën e fitimit total. Kostot e strehimit, të cilat përbëjnë rreth një të tretën e vlerës së CPI-së, u përshpejtuan me 0.5%, për një rritje prej 4.7 për 12 muaj, rritja më e shpejtë vjetore që nga maji 1991.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0