Inflacioni i Eurozonës do të jetë më i lartë në vitet e ardhshme sesa ishte parashikuar më parë dhe do të jetë pak më poshtë objektivit të Bankës Qendrore Evropiane prej 2% në vitin 2022, tregoi një sondazh i Bankës Qëndrore Evropiane të premten.
Rritja e çmimeve të konsumit tani shihet mesatarisht 2.3% këtë vit dhe 1.9% vitin e ardhshëm, tregoi Anketa e Parashikuesve Profesionistë, një kontribut kyç në diskutimet e BQE.
Tashmë afër dyfishit të objektivit të BQE-së, inflacioni është vendosur të përshpejtohet më tej dhe ndoshta të arrijë në 4% në muajt e ardhshëm, si pasojë e rritjes së çmimeve të mallrave dhe pengesave të ofertës industriale, duke mbajtur presion si mbi çmimet e prodhimit ashtu edhe mbi çmimet e konsumit.
Duke braktisur qëndrimin e saj të gjatë se inflacioni është “kryesisht i përkohshëm”, presidentja e BQE Christine Lagarde pranoi të enjten se rritja e çmimeve të konsumit do të jetë e lartë për më gjatë, duke vënë presion të mundshëm mbi rritjen e pagave.
Por ajo pohoi se nuk nevojitej asnjë përgjigje politike pasi inflacioni do të zhytej sërish nën objektivin e BQE-së pasi të zgjidhet stresi në ekonominë globale, kryesisht si rezultat i rihapjes së saj pas pandemisë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.