Infeksionet nga plazhi dhe pishina, dermatologët: Kemi mesatarisht 10 raste në ditë - Business Magazine Albania

Infeksionet nga plazhi dhe pishina, dermatologët: Kemi mesatarisht 10 raste në ditë

Infeksionet nga plazhi dhe pishina, dermatologët: Kemi mesatarisht 10 raste në ditë

Frekuentimi i plazheve dhe pishinave gjatë verës, pasohet nga problematika shëndetësore. Dermatologët referojnë se çdo ditë vizitojnë mesatarisht 8 deri në 10 pacientë, me infeksione në lëkurë,  ku rastet më të mëdha janë fëmijët.

“Patologjia më e shpeshtë që është hasur janë infeksionet bakteriale. Problemi më i madh është përhapja e këtij infeksioni. Infeksionet mykotike janë të një tjetër problematike e këtyre ditëve,

“Janë vërejtur shumë infeksione mykotike të cilën shpesh e kanë marrë nga pishinat apo plazhet”,  tha Monika Fida, dermatologe.

Dëshira për të marr në një kohë të shpejt ngjyrën çokollatë, ka bërë që shume pushues të kërkojnë ndihmën e mjekëve si pasojë e djegies nga dielli.”

“Një pjesë e individëve e anashkalojnë dhe nuk e përdorin siç duhet kremin me faktorë të lartë mbrojtës apo veshjet e posaçme, shumë individë nuk arrijnë të kuptojnë se ekspozimi në diell është i shëndetshëm vetëm në masën e duhur. Një djegie në diell shoqërohet me një rrisk më të lartë të kancerit të lëkurës”,-tha dermatologia Monika Fida.

Lexo edhe: Ja se si temperaturat e larta ulin produktivitetin sipas psikologes Nereida Llaha

Në të gjitha rastet dermatologët rekomandojnë që të mbrohemi nga djegiet, duke mos u ekspozuar në diell pa kremra mbrojtës, dhe në rastet e infeksioneve, ata kërkojnë që të bëhet dush, para dhe pas frekuentimit të plazhit dhe pishinës, e në raste se konstatojmë problematika shëndetësore të drejtohemi menjëherë tek mjeku.

en

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0