Në fund të vitit 2022, ChatGPT u bë një sensacion për përdorimin inovativ të inteligjencës artificiale (AI). Thjesht duke futur një mesazh të shkurtër teksti, mund t’i kërkoni këtij chatboti me AI të shkruajë pothuajse çdo gjë dhe mund ta bëjë këtë brenda pak sekondash. Teknologjia novatore është aq e fuqishme sa Microsoft tani po investon miliarda dollarë në të.
Me shumë njerëz që përpiqen të kuptojnë se si mund të shfrytëzojnë fuqinë e ChatGPT, a është ndonjë çudi që novatorët brenda industrisë së kriptove po eksperimentojnë gjithashtu me të? Mund të ketë shumë shembuj të tjerë në muajt e ardhshëm, por njëri që bie në sy tani përfshin Polygon dhe eksperimentimin e tij me teknologjinë AI për tregun e tokenave jo të këmbyeshëm (NFT).
NFT-të dhe revolucioni i AI
Ajo që Polygon ka në mendje është lançimi i avatarëve të fuqizuar nga AI duke përdorur një teknologji të re të quajtur CharacterGPT. Pasi të jenë krijuar këta avatarë, ato mund të transformohen në NFT që jetojnë në zinxhirin e bllokut(blockchain) Polygon.
Ideja është pak komplkese, por thelbi mund të përmblidhet në këtë: Ju shkruani një mesazh teksti për llojin e avatarit me të cilin dëshironi të ndërveproni në internet dhe sistemi AI që fuqizon CharacterGPT do ta krijojë atë avatar për ju menjëherë.
Në një skenar shembull nga CharacterGPT që mund ta gjeni në YouTube, mund të shkruani “një plak si një profesor i thinjur që dëshiron të dalë në pension” dhe AI menjëherë krijon një paraqitje dixhitale të një njeriu të viteve 1850 të veshur me veshje perëndimore. Ky avatar do të jetë në gjendje t’u përgjigjet pyetjeve tuaja nga këndvështrimi i një profesori nga Kalifornia që kërkon të dalë në pension.
Aty ku gjërat bëhen interesante është kur mendoni se si kjo teknologji mund të riformësojë plotësisht tregun NFT. Që nga fillimi i CryptoPunks në 2017, tregu NFT ka kaluar në dy faza kryesore.
Faza 1 ishte NFT si art dixhital. Në thelb po blinit një skedar JPEG shumë të shtrenjtë. Faza 2 ishte ngritja e shërbimeve NFT, në të cilën blerësit morën një vlerë të shtuar nga NFT, si p.sh. hyrja në një klub VIP online.
Faza 3 e tregut NFT mund të jetë prezantimi i avatarit të fuqizuar nga AI. Vlera e shtuar këtu do të ishte aftësia e këtij avatari inteligjent për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje, nga çdo burim, nga një këndvështrim i veçantë. Imagjinoni një personazh nga filmi juaj i preferuar fantastiko-shkencor që mund ta personalizoni sipas specifikave tuaja dhe të ndërveproni me të në metaverse./ TheMotleyFool
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.