Individët, të preferuarit e bankave në financim për banesa e konsum

Individët, të preferuarit e bankave në financim për banesa e konsum


Nëse është dikush në vend që ka interes dhe arrin të marrë financim ata janë individët. Pra, kredi të vogla personale për ta, ndërsa që pas krizës financiare ndërkombëtare të 10 viteve më parë, mes sipërmarrjeve dhe bankava vijon të ketë një mur të lartë.

Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se, kredia për individë u rrit rreth 8% në tremujorin e dytë të këtij viti, duke ruajtur të njëjtin nivel rritje të fillimit të vitit.

Ky nivel i kënaqshëm i rritjes së huadhënies po vjen nga lehtësimi i kushteve të kreditimit nga bankat dhe njëkohësisht kërkesës në rritje të individëve për kredi.

Me rritje prej 10%, kredia në lekë për individët shënon një ecuri më të mirë ndaj totalit të kresisë së dhënë për këtë kategori.

Banesat janë arësyeja kryesore e marrjes hua në tremujorin e dytë të këtij viti.

Sipas, të dhënave të BSH, kredia e individëve për banesa u rrit 6.5% ndaj tremujorit të dytë të vitit të kaluar.

Në këtë drejtim, kanë ndihmuar normat e ulëta të interesit, kushtet lehtësuese dhe përmirësimi i gjendjes financiare të individëve.

Ndërkohë kredia konsumatore vijon të rritet me ritme më të larta. 11% ndaj një viti më parë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0