Indeksi i boteror i të dhuruarit para, Shqipëria më bujare në Ballkan - Business Magazine Albania

Indeksi i boteror i të dhuruarit para, Shqipëria më bujare në Ballkan


Bazuar në Indeksin Botëror të të Dhuruarit 2015, studim i Fondacionit britanik të Ndihmës dhe të Bamirësisë, Shqipëria gjendet në vendin e 83, nga 130 ekonomi të ekzaminuara dhe “shquhet” mes fqinjëve ballkanas për bujarinë më të madhe.
Çdo ditë ne përballemi me zgjedhje se si të shpenzojmë paratë, duke u bazuar nga kërkesat dhe nevojat. Ndërsa, kur bëhet fjalë për të dhuruar para për një kauzë apo arsye tjetër, vjen një tjetër vendim.
Kërkuesit sugjerojnë se të shpenzosh para tek të tjerët mund të përmirësojë dhe sjellë lumturinë tek njeriu, ashtu sikurse studime të fundit tregojnë se mund të sjellë edhe shëndet fizik më të mirë, shkruan Forumi Ekonomik Botëror.Bazuar në Indeksin Botëror të të Dhuruarit 2015, studim i Fondacioni Britanik të Ndihmës dhe të Bamirësisë, Shqipëria gjendet në vendin e 83, nga 130 ekonomi botërore.Ky indeks njihet në të gjithë botën si një studim matës dhe krahasues të bujarisë për shumë shtete. Ai mat tre anë të bujarisë: të japësh para, të japësh kohë dhe të ndihmosh një të huaj.
Në renditjen botërore, Mianmari kryeson listën, i ndjekur nga SHBA dhe Zelanda e Re. I fundit në listë është Libani.Në renditjen rajonale, Shqipëria i ka kaluar shtetet fqinje, duke u renditur e para më bujare, teksa e ndjek Maqedonia e 86-ta, Bosnja dhe Hercegovina e 88-ta, Mali I Zi 98, Kosova e 116-ta dhe më pak “bujar”, Serbia e 118, e gjendur gjithashtu në 10 vendet e fundit në studim.Sa i përket nën faktorëve të studiuar për këtë indeks, Shqipëria zë vendin e 59 në botë për të ndihmuar të huajt, e 77 për të dhuruar para dhe me performancën më të keqe, e 122 për kohë të shpenzuar në punë vullnetare.

/ACP/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0