Inagurohet SPEEEX dhe lansimit të platformës digjitale inovative EEEXPLORE Kosova - Business Magazine Albania

Inagurohet SPEEEX dhe lansimit të platformës digjitale inovative EEEXPLORE Kosova

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të selisë qendrore të SPEEEX dhe lansimit të platformës digjitale inovative EEEXPLORE Kosova.

Duke shprehur urimet më të përzemërta për udhëheqjen dhe stafin e kompanisë SPEEEX për rezultatet e jashtëzakonshme që kanë arritur, kryeministri tha se udhëtimi i kompanisë është një dëshmi e fuqisë së përkushtimit dhe punës së palodhur.

Ky rast, jo vetëm që shënon një hap të rëndësishëm për SPEEEX, por është tregues i qartë për ndikimin e mërgatës, në veçanti për fuqinë dhe ndikimin ekonomik të mërgatës tonë në Zvicër dhe nga Zvicra këtu në Kosovë.

“Kosova është me fat që ka një mërgatë të tillë, njëkohësisht është me fat që një shtet mik si Zvicra ka krijuar hapësira dhe mundësi për integrimin e popullit tonë atje”, tha kryeministri.
Ai shtoi se kjo ngjarje simbolizon rezultatet e prekshme të këmbënguljes, vizioneve dhe mundësive pikërisht këtu në vendin tonë. Kjo ngjarje na përkujton se vendi ynë, edhe pse i vogël në hapësirë, është vend për arritje dhe mundësi të jashtëzakonshme. Mundësitë në Kosovë, kombinuar me përvojat e Zvicrës bëjnë të mundur diçka të tillë.

Me këtë rast, ai tha se ndihet krenar që nëpërmjet forcimit të shtetit ligjor, i cili e rrit parashikueshmërinë e të bërit biznes dhe e mundëson investimin dhe riinvestimin, ne si qeveri mund të kontribuojmë për një ambient më të qëndrueshëm për bizneset dhe qytetarët tanë.

Në fund të fjalës, ai shprehu mirënjohjen e sinqertë ndaj gjithë atyre që kontribuan në këtë projekt të jashtëzakonshëm, duke thënë se puna dhe përkushtimi i palodhur jo vetëm që e kanë çuar SPEEEX-in në lartësi të reja, por kanë ngritur edhe profilin e vendit tonë në skenën globale, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0