Ilaçi kundër plakjes për qentë pritet të dalë në treg deri në vitin 2026 - Business Magazine Albania

Ilaçi kundër plakjes për qentë pritet të dalë në treg deri në vitin 2026

Ilaçi kundër plakjes për qentë pritet të dalë në treg deri në vitin 2026

Një ilaç i ri kundër plakjes për qentë pritet të dalë në treg vitin e ardhshëm. Ky medikament inovativ ende nuk është miratuar, por pritet të marrë aprovimin nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në vitin 2026. Kompania bioteknologjike Loyal, me qendër në San Francisko, ka deklaruar më herët për Fox News Digital se shpreson që produkti i tyre të ndihmojë miliona qen të jetojnë më gjatë dhe me cilësi më të mirë jete.

Aktualisht nuk ka ilaçe të tjera në treg që ofrojnë një funksion të tillë. Ilaçi, i quajtur LOY-001, synon të ngadalësojë procesin e plakjes tek qentë që peshojnë mbi 18 kilogramë. Ai përqendrohet tek shëndeti metabolik i kafshëve dhe synon të “zvogëlojë ndikimin e sëmundjeve që lidhen me moshën dhe të ruajë cilësinë e jetës ndërsa ato plaken.” “Kurimi i metabolizmit është një nga faktorët kryesorë të plakjes. Teksa plakemi, metabolizmi ynë ndryshon duke ulur shëndetin tonë, dhe qentë nuk bëjnë përjashtim. Duke synuar mekanizmat bazë të plakjes, Loyal shpreson të zgjasë jetëgjatësinë e qenve dhe të ruajë cilësinë e jetës së tyre,” – shprehet kompania.

CEO e Loyal, Celine Halioua, ka ndarë entuziazmin e saj për këtë arritje:
“Loyal u themelua me qëllimin ambicioz për të zhvilluar ilaçet e para që zgjasin jetën e shëndetshme tek qentë. Ky moment është rezultat i viteve të punës së kujdesshme të ekipit.” Shkencëtarët besojnë se ky ilaç mund të hapë rrugën për zhvillimin e produkteve të ngjashme edhe për njerëzit.

Carmen Castaneda Sceppa, dekane e Kolegjit të Shkencave Shëndetësore Bouvé në Universitetin Northeastern, thekson se ilaçi i ri mund të ndihmojë më tej në kuptimin e ndikimit të metabolizmit mbi plakjen e njerëzve:
“Ndryshimet metabolike që lidhen me moshën fillojnë të shfaqen në kulmin e moshës së rritur. Rreth moshës 30 vjeçare, masa muskulore – një ind shumë i rëndësishëm për metabolizmin dhe ruajtjen e shëndetit – fillon të bjerë, përveçse nëse jemi të qëllimshëm në ruajtjen dhe shtimin e saj përmes aktivitetit fizik.”

her

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0