Ikin kompanitë e huaja Bie 5% numri i tyre në një vit   - Business Magazine Albania

Ikin kompanitë e huaja Bie 5% numri i tyre në një vit  


Rruga drejt fundit të dy investimeve të mëdha energjitike, është vetëm një prej problemeve që Shqipëria po has me investimet e huaja. Edhe kompani të huaja më të vogla në përmasa, apo në bashkëpunim me sipërmarrës shqiptarë, janë drejt tkurrjes. Një një vit, numri i tyre ka rënë mbi 5% sipas të dhënave të fundit të Institutit Shqiptar të Statistikave dhe Bankës së Shqipërisë. Ulja e këtij numri, është shoqëruar edhe me me ulje të xhiros së tyre, eksporteve dhe tkurrje të numrit të të punësuarve nga këto kompani. “Në vitin 2016, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta kanë punësuar 16% të totalit të personave të punësuar”, vlerëson INSTAT, ndërsa një vit më parë, ato siguronin gati 18% të totalit të të punësuarve. Ndërmarrjet me pronësi plotësisht të huaj mbulojnë mbi 71 % të totalit të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta, ndërsa ndërmarrjet e përbashkëta me mbizotërim të huaj mbulojnë 14 % të tyre, vlerëson INSTAT. Ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e Bashkimit Europian zënë afërsisht 2,5 % të ndërmarrjeve aktive gjithsej në Shqipëri dhe 70 % të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta. Nga ana tjetër, ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor përfaqësojnë gati 11% të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta.

Në ndërmarrjet e huaja apo në bashkëpunim kryesojnë shërbimet call center, duke zënë mbi 24% të totalit, ndërsa në tregti dhe industri janë angazhuar përkatësisht gati 17% dhe 14% e tyre.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0