Ideja jote për Biznes është një program që shndërron ide të mëdha në biznese të mëdha. Përmes një tradite të përvitshme, ky program ndihmon sipërmarrësit shqiptarë që kanë një ide biznesi të ndërtojnë një biznes të mirëfilltë. Në edicionin e tij të tretë programi vjen me fokus ndaj ideve StartUp.
Në kuadrin e përgjegjësisë sociale që Grupi Balfin ka ndaj shoqërisë Shqiptare, synon të mbështesë të rinj e të reja, njerëz me ide, të cilët janë të gatshëm të zhvillojnë bizneset e tyre dhe të jenë të suksesshëm.
- Pse duhet të merrni pjesë?
Bizneset e suksesshme fillojnë me punë, me lidhjet e duhura dhe me frymëzim. Nëse ju keni një ide dhe dëshironi ta ktheni atë në një biznes fitimprurës, programi “Idjea jote për Biznes” mund t’ju ndihmojë.
Nëse kërkoni t’i jepni jetë projektit tuaj, si dhe të ndërtoni një strategji biznesi, kjo është mënyra më e mirë për ta arritur këtë gjë.
Aplikoni për tu bërë pjesë e këtij programi dhe shfrytëzoni shansin për t’ja prezantuar idenë tuaj Grupit Balfin, Grupit më të madh të investimeve në Shqipëri.
- Duke marrë pjesë në programin “Ideja jote për Biznes” ju përfitoni:
- Çmim monetar për të nisur biznesin tuaj
- Mbështetje profesionale në realizimin e ideve tuaja
BALFIN është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon. Portofoli i investimeve të Grupit mund të kategorizohet në aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitje me pakicë, menaxhim i hapësirave tregtare apo industrial, shërbime, telekomunikacion, fincancim i konsumatorëve, industri minerare, turizëm, energji dhe agrikulturë. Grupi Balfin është një aktor kryesor në tregjet shqiptare dhe ato ndërkombëtare duke vepruar në 10 vende.
Programi “Ideja jote për Biznes” është projektuar për një qëllim – për të kontribuar në ekonominë e vendit e për të ndihmuar gjeneratën e ardhshme të inovatorëve shqiptarë të jenë të suksesshëm edhe në tregjet globale.
Për të arritur qëllimin e tij, programi identifikon sipërmarrësit me idetë më premtuese përmes një procesi konkurues, duke ofruar shpërblime për fituesit dhe ndihmë intensive follow-up.
Faza e Parë
• Çmimi II – Suport në përgatitjen e dokumentacionit të duhur si dhe orientim në adresimin e institucioneve financare dhe atyre mbështetëse për të aplikuar për fonde si dhe zhvillimi i një plani të mirëfilltë biznesi.
Disa mund ta konsiderojnë thjesht një konkurs, por “Ideja jote për Biznes” është shumë më shumë. Programi ndihmon sipërmarrësit në zhvillimin e aftësive të tyre.
Kliko linkun për të aplikuar: https://bit.ly/2QjCFbR
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.