ICC Albania organizon për të tretin vit radhazi, Javën e Integritetit, bazuar në modelin hollandez - Business Magazine Albania

ICC Albania organizon për të tretin vit radhazi, Javën e Integritetit, bazuar në modelin hollandez

Javën e Integritetit

“Java e Integritetit” konsiston në 50 aktivitete, me partnerë të ndryshëm në biznes, shoqërinë civile, ambientin akademik shqiptar, me fokus integritetin në çdo aspekt të jetës.

Integriteti në të gjithë sferat e jetës ishte në fokus të diskutimeve të konferencës “Lidershipi me fokus rrokjen e Integritetit”, në kuadër të edicionit të tretë të “Javës së Integritetit” organizuar nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Hollandës.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Kryetarja e Bordit Ekzekutiv të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë dhe Drejtore Ekzekutive e ALBtelecom Znj. Bilgen Aldan u shpreh se integriteti është përgjegjësi dhe mision i përbashkët, nga niveli individual deri në atë të organizatave të biznesnit apo shtetërore. Znj. Aldan nënvizoi rolin që udhëheqësit kanë në vendosjen e standardeve, si në biznes ashtu dhe në sektorë të tjerë. “Ne, biznesi mund të jemi në pararojë të ndryshimit, përmes mekanizmave më përfshirës financiare, investimeve të gjelbra, zgjidhjeve të përgjegjshme inovative si dhe përqafimi i investimeve ESG (mjedis, shoqëri, qeverisje).” -shtoi Znj. Aldan.

Znj. Bilgen Aldan – Drejtore Ekzekutive e ALBtelecom

Ajo ftoi të pranishmit dhe të gjithë kolegët e saj të shtojnë angazhimin në të tilla diskutime dhe të ofrojnë kapacitetet e tyre si platforma për të krijuar modele integriteti edhe për brezat e rinj të profesionistëve dhe udhëheqësve.

Fjala e saj mikpritëse u pasua nga ajo e Zëvendësambasadorit të Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri Z. Rogier Nouwen. Gjatë fjalës së tij ai nënvizoi rëndësinë që vlerat e integritetit përfaqësojnë për çdo ndërmarrje private apo iniciativë publike në shoqëri. Z. Nouwen theksoi se integriteti ndërtohet nga zbatimi në çdo nivel i vlerave të transparencës, llogaridhënies dhe pjesëmarrjes në jetën publike të të gjithë aktorëve në një shoqëri. “Nga ana jonë jemi të angazhuar qe modeli hollandez i Javës së Integritetit të aplikohet në konteksin lokal duke aktivizuar organizmat publikë, privatë, akademinë dhe shoqërinë civile.” – shtoi Z. Nouwen në fjalën e tij.

Z. Rogier Nouwen- Zv.Ambasador i Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri

Paneli i diskutimit të parashikuar më pas mblodhën në diskutim Znj. Ekaterina Solovova, Drejtoresha e BERZH për Shqipërinë, Znj. Katia Stathaki, Drejtoreshë Ekzekutive e Vodafone Shqipëri, Z. Anthonie Frens, Kryetar i kompanive Shell në Shqipëri, Znj. Edlira Muka, Drejtoreshë Ekzekutive e Balfin Group dhe Z. Miroslav Miletic, Këshilltar pranë Presidentit të Serbisë dhe përfaqësues i Dhomës së Tregtisë të Serbisë. Pjesëmarrësit në panel shpalosën iniciativat më të fundit të ndërmarra në kompanitë e tyre nga përgjegjësia mjedisore deri te ajo sociale, si forma të vendosjes së standardeve të integritetit. Ata ofruan përvojat e tyre si drejtues, ekspertë, e organizata biznesi si modele të aplikueshme në shumë sektorë të tjerë, me qëllimin final të krijimit të mjediseve me integritet dhe rritjen në to edhe të aspiratave të brezave të rinj.

Prespektiva e liderve të rinj, gjeneratës së të rinjve që përgatiten të kontribojnë në të ardhmen në gjithë sferat e jetës, u pasqyrua në panelin e dytë të përbërë nga drejtues dhe ekspertë të organizatave rinore. Ata ndanë me të pranishmit disa nga vështirësitë dhe arritjet e punës së tyre të përditshme, për më shumë integritet dhe mundësi të barabarta për të rinjtë.

Më shumë se 50 aktivitete po zhvillohen gjatë Edicionit të Tretë të Javës së Integritetit. Këto aktivitete, në fakt, kanë për synim të targetojnë çështje të ndryshme lidhur me integritetin e shoqërisë dhe ekonomisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0