I pari në rajon, Porti i Durrësit anëtarësohet në organizatën e porteve në Europë - Business Magazine Albania

I pari në rajon, Porti i Durrësit anëtarësohet në organizatën e porteve në Europë

Porti i Durrësit është pranuar në Organizatën Europiane të Porteve Detare (European Sea Ports Organisation), në të cilën bëjnë pjesë 22 porte të Bashkimit Europian.

Porti i Durrësit është Porti i parë në rajon që anëtarësohet në ESPO, në cilësinë e anëtarit vëzhgues, krah porteve të Islandës, Izraelit dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në takimin e parë virtual që është zhvilluar mes anëtarëve të kësaj organizate, ka marrë pjesë Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i APD-së, Pirro Vengu.

Duke shprehur kënaqësinë që Porti më i madh i Shqipërisë bëhet pjesë e një organizate të tillë, z. Vengu theksoi se ekspertiza e pakrahasueshme e ESPO do të ndihmojë Portin e Durrësit në rritjen e standardeve të shërbimeve portuale dhe në fuqizimin e sektorit detar në Shqipëri.

“Anëtarësimi në ESPO merr një rëndësi të veçantë në kuadër të çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE-në. Tek ESPO, Porti i Durrësit do të gjejë një mbështetje të fortë në funksion të mbarëvajtjes së projekteve madhore të qeverisë Shqiptare në Durrës dhe Porto Romano”, u shpreh Vengu.

“Me këtë anëtarësim ESPO forcon prezencën e saj në Mesdhe dhe Adriatik. Kam bindjen se anëtarësimi i Portit të Durrësit do të forcojë edhe më tej marrëdhëniet e mira mes Durrësit dhe porteve europiane, dhe përderisa Shqipëria është qartësisht e angazhuar në rrugën e anëtarësimit në BE, jemi shumë të lumtur të mirëpresim portin kryesor Shqiptar në familjen tonë!”, tha Annaleena Mäkilä, Kryetare e ESPO.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0