I nxehti ekstrem mund t’ju plakë sa pirja e duhanit apo konsumimi i tepërt i alkoolit - Business Magazine Albania

I nxehti ekstrem mund t’ju plakë sa pirja e duhanit apo konsumimi i tepërt i alkoolit

I nxehti ekstrem mund t’ju plakë sa pirja e duhanit apo konsumimi i tepërt i alkoolit

Ekspozimi i përsëritur ndaj valëve të të nxehtit po përshpejton procesin e plakjes tek njerëzit, me pasoja të ngjashme me duhanin, alkoolin, ushqyerjen e dobët apo mungesën e aktivitetit fizik, paralajmëron një studim i publikuar në Nature Climate Change. Shkencëtarët thonë se temperaturat ekstreme, të rritura nga kriza klimatike, mund të shkaktojnë dëme afatgjata për shëndetin e miliarda njerëzve.

Studimi, që ekspertët e quajnë një “ndryshim paradigme” në kuptimin e ndikimit të nxehtësisë mbi organizmin, shkon përtej të dhënave tashmë të njohura për rritjen e vdekjeve të parakohshme gjatë valëve të të nxehtit. Për herë të parë analizohet ndikimi afatgjatë në plakjen biologjike, një tregues i përgjithshëm i shëndetit.

Studiuesit vëzhguan 25,000 persona në Tajvan për 15 vjet, duke krahasuar ekspozimin ndaj valëve të të nxehtit me moshën e tyre biologjike. Ata zbuluan se katër ditë shtesë të nxehti në një periudhë dyvjeçare rritnin moshën biologjike me rreth nëntë ditë. Punëtorët, që kalojnë më shumë kohë jashtë, ishin më të ndikuar, me një rritje prej 33 ditësh.

Lexo edhe:Olimpia e lashtë pret robotët, gara që ndryshon të ardhmen

“Edhe pse rritja duket e vogël, bëhet fjalë për vetëm dy vjet. Nëse ekspozimi akumulohet për dekada, pasojat shëndetësore mund të jenë shumë më të rënda,” tha dr. Cui Guo nga Universiteti i Hong Kongut, duke shtuar se valët e të nxehtit po bëhen më të shpeshta dhe më të gjata.

Shkencëtarët përdorën teste mjekësore mbi tensionin, inflamacionin, kolesterolin dhe funksionin e organeve kryesore për të llogaritur moshën biologjike. Ata vunë re se numri total i ditëve me temperatura ekstreme kishte ndikimin më të madh. Mekanizmi i saktë nuk është i qartë, por dëmtimi i ADN-së konsiderohet një faktor i mundshëm.

Megjithëse analiza tregoi se efektet e dëmshme uleshin me kalimin e kohës, ndoshta falë qëndrimit të njerëzve në hije apo në ambjente me ajër të kondicionuar, ndikimi mbeti i dukshëm. Studiuesit theksojnë se popullata e përfshirë në kërkim ishte më e re dhe më e shëndetshme se mesatarja, ndaj efektet në grupet më të prekshme mund të jenë më të mëdha.

Prof. Paul Beggs nga Universiteti Macquarie, Australi, i cili nuk ishte pjesë e studimit, tha se gjetjet janë në linjë me studime të tjera në SHBA që lidhnin të nxehtin e jashtëm me përshpejtim të plakjes apo rënie më të shpejtë të funksioneve kognitive. Shkencëtarët paralajmërojnë se përballë niveleve rekord të djegies së lëndëve fosile në vitin 2024 dhe ngrohjes globale në rritje, kërcënimi i nxehtësisë ekstreme për shëndetin është një realitet që nuk kursen asnjë grupmoshë.

The Guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0