I ngjan Elon Musk, por nuk e merr si kompliment: “Ai nuk është n... - Business Magazine Albania

I ngjan Elon Musk, por nuk e merr si kompliment: “Ai nuk është një njeri i mirë”

Atëherë kur ngjashmëria me një figurë të famshme mund të të hapë dyer të mëdha, një artist nga Luksemburgu po përpiqet të bëjë pikërisht të kundërtën, të mbajë distancën nga krahasimet me Elon Musk.

Hugo One, 28 vjeç, këngëtar dhe ish-mësues i anglishtes dhe frëngjishtes në Gjermani, është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes, jo për muzikën e tij, por për ngjashmërinë e habitshme fizike me miliarderin ekscentrik dhe CEO-n e Tesla-s. Edhe pse kjo mund të tingëllojë si një “fat i artë” për dikë që kërkon famë, Hugo e bën të qartë: “Nuk është kompliment të më krahasosh me të.”

Lexo gjithashtu: Tesla nis testimin e shërbimit të robotaksive të drejtuara nga AI

Si nisi gjithçka?

Hugo tregon se hera e parë që dikush i përmendi këtë ngjashmëri ishte në vitin 2018. Që atëherë, nuk kalon muaj pa u ndalur në rrugë, në market apo në ndonjë bar nga njerëz që e ngatërrojnë me “njeriun e Marsit”. Në një video të fundit në Instagramin e tij, një grup studentësh e rrethon duke bërtitur “Je Elon Musk!” dhe duke bërë selfie pa fund. “Ishin grupi i pestë atë natë, isha i rraskapitur,” thotë ai për New York Post.

Lexo gjithashtu:  “Jam në arenë!” – Melinda Gates përballet me kritikat e Elon Musk për filantropinë

“Nuk e konsideroj aspak tërheqës. Dhe nuk është as njeri i mirë.”

Hugo nuk kursen fjalët kur flet për të birin e teknologjisë. “Nuk e marr si kompliment të më krahasojnë me Elon sepse ai nuk është një person i mirë. Për më tepër, nuk është aspak i pashëm,” thotë me sinqeritet.

Megjithatë, ai nuk ka ndërmend të ndryshojë pamjen për të shmangur krahasimet. “Më pëlqen si dukem,” pohon me vetëbesim, duke lënë të kuptohet se ndonëse ngjashmëria nuk e gëzon, ai mbetet i vërtetë me veten.

Një “bekim i maskuar” për karrierën muzikore

Ironikisht, fama e papritur e ka ndihmuar që këngët e tij të fitojnë më shumë vëmendje. “Ka sjellë shumë trafik në profilin tim dhe njerëzit po shkarkojnë këngët,” thotë Hugo. Pavarësisht skepticizmit ndaj krahasimeve, ai nuk mohon se viraliteti ka pasur një ndikim pozitiv në rrugën e tij artistike.

“Mos më ngatërroni me bindjet e tij”

Në fund, Hugo thekson një pikë të rëndësishme, dëshirën për të mos u identifikuar me qëndrimet apo pikëpamjet e Elon Musk. “Sa kohë që njerëzit e dinë se nuk ndaj mendime me Elon, nuk kam problem,” thotë ai, duke e bërë të qartë se ngjashmëria është vetëm në pamje, jo në ide.

Ngjashmëria mund të të bëjë të njohur, por personaliteti dhe vlerat janë ato që të diferencojnë. Dhe Hugo One duket se i ka shumë të qarta të tijat.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0