Humbje miliarda euro, Deutsche Bahn shkarkon CEO-n pas performancës të dobët - Business Magazine Albania

Humbje miliarda euro, Deutsche Bahn shkarkon CEO-n pas performancës të dobët

Ministri federal gjerman i Transportit, Patrick Schnieder, ka njoftuar shkarkimin e hershëm të CEO-së së Deutsche Bahn, Richard Lutz. “Sot, Ministri Federal i Transportit Patrick Schnieder, Kryetari i Bordit Mbikëqyrës të Deutsche Bahn, Werner Gatzer, dhe Dr. Richard Lutz arritën një marrëveshje të përbashkët në Berlin për të përfunduar parakohshëm kontratën e CEO-së,” tha një zëdhënës i Deutsche Bahn. “Dr. Richard Lutz do të vazhdojë të jetë në dispozicion në një kapacitet ekzekutiv deri sa të vendoset pasardhësi në krye të Deutsche Bahn AG,” shtoi ajo.

Në një njoftim në llogarinë X të Ministrisë Federale të Transportit, Schnieder shkroi: “Është koha për një riorganizim struktural dhe personeli.”

Kontrata e Lutz nuk ishte planifikuar të përfundonte deri në vitin 2027. Megjithatë, pasi u anulua parakohësisht, pritet një pagesë kompensimi prej 2.84 milionë eurosh. Vitin e kaluar, Lutz mori një shpërblim të fikse prej 1.42 milionë eurosh dhe gjithashtu bonuse totale rreth 700,000 euro.

Lutz do të mbetet në dispozicion të Deutsche Bahn si drejtor ekzekutiv deri në emërimin e pasardhësit. Ai është anëtar i Bordit Ekzekutiv të Deutsche Bahn që nga viti 2010 dhe Kryetar që nga viti 2017.

Kush janë pasardhësit e mundshëm?

Kërkimi për pasardhësin e duhur mund të zgjasë më shumë se sa pritej. Disa ekspertë hekurudhorë kanë refuzuar ofertën e Bordit Mbikëqyrës, sipas raportimeve të Handelsblatt, duke cituar burime nga sektori hekurudhor.

Ndër të kontaktuarit ishin Andreas Matthä, 63-vjeç, drejtori i Hekurudhave Federale Austriake (ÖBB), dhe ish-kreu i Zyres Federale të Transportit të Zvicrës, Peter Füglistaler – të cilët nuk pranuan.

Po ashtu diskutohet edhe Michael Peter, drejtori i Siemens Mobility, ndërsa Evelyn Palla nga Alto Adige, përgjegjëse për transportin rajonal në Deutsche Bahn, ka gjithashtu shanse të mëdha për të marrë këtë rol.

Lexo edhe: A është Europa në prag të krizës së punës? Shenjat që nuk duhen injoruar

Cila është strategjia e re e Ministrit Federal të Transportit?

Schnieder do të prezantojë strategjinë e re për Deutsche Bahn më 22 shtator.

“Gjithmonë kam thënë: strategjia e para, pastaj personeli,” tha Schnieder. “Kornizat e përgjithshme të konceptit tonë janë gati,” shtoi ministri i transportit.

Strategjia synon të jetë gjithëpërfshirëse. Deutsche Bahn regjistroi një humbje ekonomike prej miliarda eurosh në vitin 2024, një minus prej 1.8 miliardë eurosh. Humbja neto në gjysmën e parë të vitit 2025 ishte pak më e ulët rreth 760 milionë euro. Përpikshmëria në transportin me distanca të gjata arriti në një nivel historikisht të ulët prej 62.5%, ndërsa infrastruktura vazhdon të jetë në gjendje të dobët.

Deutsche Bahn (DB) është kompania kryesore hekurudhore në Gjermani dhe një nga operatorët më të mëdhenj hekurudhorë në Evropë. Përveç transportit të pasagjerëve, DB është një aktor i madh në transportin e mallrave, duke kontribuar në zinxhirin logjistik të Evropës. Humbjet e mëdha financiare, si ato të raportuara në vitin 2024 dhe gjysmën e parë të 2025, ndikojnë direkt në stabilitetin e sektorit dhe planifikimin e investimeve infrastrukturore. Deutsche Bahn është më shumë se një kompani hekurudhore: ajo është një kolos i infrastrukturës kombëtare dhe një gur themeli i mobilitetit dhe ekonomisë gjermane, me ndikim edhe në nivel evropian.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0