Humb jetën Bashkim Fino, Kryeministri i qeverisë së Pajtimit Kombëtar - Business Magazine Albania

Humb jetën Bashkim Fino, Kryeministri i qeverisë së Pajtimit Kombëtar

Bashkim Fino

Mëngjesi i kësaj të hëne erdhe me lajmin e hidhur të largimit të humbjes së betejës nga Covid i Bashkim Fino-s. Fino ishte kryeministri i Pajtimit Kombëtar në periudhën më të vështirë financiare për Shqipërinë, në vitin 1997. Në këtë periudhë, skemat piramidale në vend kishin krijuar tensione dhe tragjedi të mëdha mes dhjetëra familjesh, të cilat humbën edhe shtëpinë e tyre në këto skema.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ndërpriten aktivitetet elektorale në nderim të tij ndërsa e ka cilësuar ditë zie për familjen e Partisë Socialiste.

“E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë. Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur” shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale”.

Bashkim Fino ka qenë Kryeministër i Shqipërisë gjatë 9 mars 1997 -29 qershor 1997 në qeverinë e Pajtimit Kombëtar. Ndërkohë, më vonë, Fino ishte ministër i Pushtetit Lokal, zëvëndëskryeministër e Ministër i Punëve Publike e Turizmit. Ai ka qenë deputet i Partisë Socialiste.

Bashkim Fino lindi më 12 tetor 1962 në Gjirokastër dhe për 4 vite, duke nisur nga vitit 1992-1996 ai ishte kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës.

Arben Malaj, një prej miqve të tij, kujton në librin e tij “Rrugëtimi” se një nga arsyet e pranimit të detyrës si ministër i Financave në qeverisjen e pajtimit kombëtar, ishte pikërisht kërkesa e nënës së Bashkim Finos, që z.Malaj të ishte krah kryeministrit Fino, në një periudhë të trazuar e me shumë sfida për vendin tonë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0