Huawei renditet ndër 10 punëdhënësit më të mirë në botë për vitin 2021 - Business Magazine Albania

Huawei renditet ndër 10 punëdhënësit më të mirë në botë për vitin 2021

Huawei

Revista Forbes ka publikuar së fundmi listën e punëdhënësve më të mirë në botë për vitin 2021. Huawei renditet në Top 10 dhe është kompania kineze me renditjen më të lartë në listë, duke u ngjitur me gjashtë vende nga viti 2020.

Pavarësisht sfidave, Huawei ka investuar në fushën e teknologjisë duke sjellë produkte të reja, të cilat na ndihmojnë për të ndërtuar një botë inteligjente. Kompania po punëson vazhdimisht punonjës të rinj, veçanërisht talentet në fushën e teknologjisë, për të rritur fuqinë e novacionit. Nga ana tjeter, kompania po investon gjithashtu shumë në kërkime dhe zhvillim, duke u përqëndruar në përparimet teknologjike që e çojnë botën përpara. Investimet e kompanisë kushtuar kërkimit dhe zhvillimit në 2020 arritën në 21.8 miliardë dollarë, duke zënë 15.9% të të ardhurave totale të kompanisë.

Për të arritur në këto përfundime, Forbes ka realizuar një anketë në shkallë të gjerë, e aplikuar në një kampion prej rreth 150,000 punonjësish nga 58 vende që punojnë me kohë të plotë ose të pjesshme. Forbes klasifikoi 750 punëdhënës në listën e këtij viti.

Lexo: 8 këshilla për të gjetur qëllimin e jetës tuaj

Listën e plotë mund ta shihni në faqen e internetit të Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0