Huawei prezanton Mate X70 - Telefoni që transferon përmbajtje vetëm me lëvizjen e dorës! - Business Magazine Albania

Huawei prezanton Mate X70 – Telefoni që transferon përmbajtje vetëm me lëvizjen e dorës!

Huawei prezanton Mate X70 - Telefoni që transferon përmbajtje vetëm me lëvizjen e dorës!

Telefoni i ri i Huawei nga seria Mate x70, sjell një funksion të ri revolucionar: mundësinë për të transferuar përmbajtje midis pajisjeve duke përdorur vetëm gjeste të dorës. Seria përfshin tre modele: Mate 70, Mate 70 Pro dhe Mate 70 Pro Plus, të gjitha të pajisura me këtë teknologji inovative.

Çmimi i serisë fillon nga 5,499 juan (afërsisht 760 dollarë, 599 paund ose 1,667 dollarë australianë) për modelin bazë dhe shkon deri në 8,499 juan (rreth 1,173 dollarë) për modelin më të avancuar. Kjo seri shihet si një konkurrent direkt i linjës së re iPhone 16 në tregun kinez. Në një video të publikuar në faqen zyrtare të Huawei, një grua shihet duke transferuar një imazh të një karikature dinosauri nga telefoni i saj Mate 70 në tabletin e djalit të saj. Ajo shfaq pëllëmbën para ekranit të telefonit, pastaj shtrëngon grushtin sikur “kap” imazhin. Më pas, duke iu afruar tabletit, ajo hap grushtin për ta transferuar imazhin tek pajisja tjetër.

@phoenixtvhk

MAGIC IN REALITY: CHINA’S AIRDROP HAS TAKEN IT TO THE NEXT LEVEL! On the 26th, Huawei launched the upgraded HarmonyOS NEXT, featuring “AI Teleportation.” One key feature is Air Gesture File Transfer, which lets users share media, like images, by simply waving their hands—no screen touch needed. It’s similar to AirDrop but more efficient. #huawei #tech #fyp #Chinanews #chinatrend #airdrop #AI #HarmonyOSNext #viralvideo #phoenixgoglocal

♬ original sound – 𝐒𝐓𝐀𝐑𝐙𝐈𝐅𝐘𝐘 ⟢

Ky funksion realizohet përmes kamerave dhe sensorëve të fshehur nën ekran. Përdoruesit që vizitojnë dyqanet e Huawei-t kanë shpërndarë video në rrjetet sociale duke testuar këtë teknologji me gjeste të ngjashme.

Huawei nuk ka zbuluar ende çipet që ndodhen brenda serisë Mate 70, por modeli pararendës Mate 60 përdorte procesorin Kirin 6000 të prodhuar nga vetë Huawei, i cili mundëson lidhjen 5G. Përdorimi i këtyre çipeve është një përpjekje e Huawei për t’u bërë më i pavarur nga teknologjia amerikane pas sanksioneve të ashpra që i janë vendosur kompanisë që nga viti 2019. Këto sanksione, të cilat kufizojnë shitjen e softuerëve dhe komponentëve amerikanë, përfshirë çipet 5G, shkaktuan një goditje të madhe për biznesin e telefonave të Huawei-t. Megjithatë, kompania ka rifituar pozitat në treg përmes linjës Mate 60 dhe tani me serinë Mate 70.

Lexo edhe:5 mënyra për të shkruar newsletter-a që të gjithë do t’i lexojnë!

Për shkak të këtyre kufizimeve, telefonat e Huawei nuk kanë akses të plotë në shërbimet e Google Mobile (p.sh., Gmail dhe Google Maps). Seria Mate 70 përdor sistemin operativ HarmonyOS Next, i cili nuk mbështet aplikacionet Android, por ofron gjithashtu një opsion për HarmonyOS 4.3, i cili është i pajtueshëm me Android-in.

Mate 70 Pro Plus: Specifikat kryesore

Modeli kryesor i serisë, Mate 70 Pro Plus, përveç teknologjisë së gjesteve, ofron specifikime të larta si:

  • Tre kamera të pasme, duke përfshirë një telefoto që mbështet zoom optik 4x dhe zoom dixhital 100x.
  • Një bateri të madhe prej 5,700 mAh, me mbështetje për karikim me kabëll 100W dhe karikim pa kabëll 80W.
  • Karakteristika të bazuara në inteligjencën artificiale, si përmbledhje automatike e regjistrimeve dhe memo-ve, përkthim në kohë reale dhe reduktim i zhurmës gjatë thirrjeve.
  • Rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit me klasifikimet IP68 dhe IP69.
  • Komunikim satelitor përmes satelitëve Tiantong dhe Beidou, që mundëson thirrje dhe mesazhe edhe kur nuk ka sinjal.

Disponueshmëria dhe pajisjet shtesë

Seria Mate 70 do të jetë e disponueshme fillimisht vetëm në Kinë. Gjatë eventit, Huawei prezantoi gjithashtu telefonin e ri me ekran të palosshëm Mate X6, një orë inteligjente prej ari masiv dhe një automjet elektrik. Telefoni Mate X6 pritet të ketë një lançim ndërkombëtar në javët e ardhshme.

CNET

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0