Historike, Nelson Hysa sfidon gjermanin Fuchs për titullin e WBO në 11 korrik: “Luftoj për një titull madhështor!” - Business Magazine Albania

Historike, Nelson Hysa sfidon gjermanin Fuchs për titullin e WBO në 11 korrik: “Luftoj për një titull madhështor!”

Numërimi mbrapsht ka nisur, në 11 korrik në mbrëmje në sheshin “Skënderbej”, duke nisur nga ora 19:00, do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur ndërmjet kampionit Nelson Hysa dhe gjermanit Thorsten Fuchs për titullin WBO.

Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, në Tiranë do të luhet për titullin kampion Europe në boks, në peshën zeus të boksit Heavy Wheight!

Interesante është se si Nelson Hysa, ashtu edhe Thorsten Fuchs, vijnë në këtë ndeshje pa asnjë humbje. Rekordi i gjigantit nga Shkodra është 17 fitore në 17 ndeshje në boksin profesionist, prej të cilave 15 me knockout, ndërsa Fuchs ka 13 fitore në 13 takime.

“Pas një karriere shumë të gjatë në sportin olimpik, u ktheva në boksin profesionist. Kam arritur 17 fitore dhe kërkoj të 18-tën përballë Fuchs, në një ndeshje historike për kombin tonë. Dy televizionet më të rëndësishme të boksit në botë, ESPN dhe DAZN, do të transmetojnë direkt nga sheshi “Skënderbej” ndeshjen. Ndihem i vlerësuar, që për herë të parë në Shqipëri, ESPN vjen për të transmetuar ndeshjen time për titullin e Europës. Pas 24 vitesh, tani kam arritur në kulmin e karrierës sime. Luftoj për një titull shumë të rëndësishëm, jam përgatitur shumë për këtë ndeshje. Është një kundërshtar shumë i fortë, por e kam studiuar mirë së bashku me stafin tim, ku bën pjesë trajneri Zef Gjoni, Jetmir Kuçi, i cili është një ndihmë e madhe. Interesi është shumë i madh për këtë ndeshje nga tifozët. Do të ketë shumë shkodranë që do të vijnë në Tiranë e jo vetëm, do të na bashkohen nga e gjithë Shqipëria sepse për herë të parë në histori do të luhet për një titull WBO”, tha Nelson Hysa në prag të ndeshjes.

Ndeshja e dytë e madhe e mbrëmjes do të jetë për kampionin e Globit. Alban Bermeta me 16 fitore sfidon nigerianin Obinna Joseph me 23 fitore, të gjitha të mbyllura me knockout. Duhet theksuar fakti se këto 2 tituj në një mbrëmje boksi nuk janë zhvilluar kurrë në Ballkan.

Në ring do të ngjitet edhe Denis Nurja, kampioni i Ballkanit (15 fitore, 11 me knockout) përballë kampionit të Venezuelës Angel Barroso. Gjithashtu në ring do të ngjitet edhe kampioni i shumëfishtë Arjon Kajoshi, pas tij boksieri kampion nga Durrësi, Ardit Murja, i cili do të ketë një kundërshtar shumë të fortë, si dhe talenti Xhuzepe Jaka dhe Fabio Kaciu, e ardhmja e peshave të rënda në Shqiperi (4 ndeshje 4 fitore me knockout).

Interesi është i jashtëzakonshëm dhe i gjithë eventi do të transmetohet live nga 2 televizione botërore si DAZN dhe ESPN.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0