Historike, banka më e madhe amerikane JPMorgan hap dyert për bitcoin - Business Magazine Albania

Historike, banka më e madhe amerikane JPMorgan hap dyert për bitcoin

~3 minuta lexim

JPMorgan Chase ka hapur dyert për klientët që duan të blejnë bitcoin, por drejtori ekzekutiv i bankës, Jamie Dimon, vazhdon të ruajë qëndrimin e tij kritik ndaj kriptomonedhave.“Do t’ju lejojmë ta blini,” u shpreh Dimon gjatë Ditës Vjetore të Investitorëve të bankës të hënën. “Por nuk do ta ruajmë ne atë. Do ta shfaqim në deklaratat tuaja si pjesë e pasurisë.”

Kjo lëvizje e bankës më të madhe në SHBA vjen si një hap i rëndësishëm drejt integrimit të bitcoin-it në investimet tradicionale, pavarësisht historikut të gjatë të Dimon si një kritik i zëshëm i tregut kripto. JPMorgan do të ofrojë qasje përmes ETF-ve të bitcoin për klientët e kualifikuar, duke ndjekur hapat e bankave të tjera si Morgan Stanley, që prej gushtit u ka dhënë këshilltarëve financiarë të drejtën t’ua prezantojnë këto produkte investitorëve.

Sidoqoftë, Dimon nuk e ka ndryshuar qëndrimin e tij personal. Ai ngriti sërish shqetësime për pastrimin e parave, mungesën e qartësisë mbi pronësinë, dhe lidhjet e mundshme të bitcoin-it me trafikimin seksual dhe terrorizmin.

“Nuk mendoj se duhet të pini duhan, por mbroj të drejtën tuaj për ta bërë,” tha ai. “E njëjta gjë vlen edhe për bitcoin-in.”

Lexo edhe: Nga politika te robotaksitë, Musk rifokuson vëmendjen te Tesla

Aktualisht, JPMorgan ka kufizuar ekspozimin e saj ndaj kriptos në produkte të bazuara në kontrata të së ardhmes dhe jo në zotërim të drejtpërdrejtë të bitcoin-it. Por plani është që të zgjerohet edhe në tregjet e ETF-ve të drejtpërdrejta për bitcoin.

Në vitet e fundit, Dimon e ka kritikuar ashpër bitcoin-in, duke e quajtur “i pavlefshëm” në kulmin e vlerës së tij në vitin 2021 dhe duke deklaruar para Senatit amerikan në 2023 se “i vetmi përdorim real për të janë kriminelët, trafikantët e drogës dhe shmangësit e taksave.” Madje shtoi: “Po të isha në qeveri, do ta kisha mbyllur.”

Edhe në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit në vitin 2024, Dimon theksoi skepticizmin e tij: “Bitcoin nuk bën asgjë. E quaj një gur dekori.”

Përkundër qëndrimit të Dimon, klima rregullatore në SHBA ka ndryshuar ndjeshëm nën administratën pro-kripto të Presidentit Donald Trump. Agjencitë federale si FDIC dhe OCC kanë tërhequr udhëzimet kundër kriptos, ndërsa Rezerva Federale ka zbutur pjesërisht kufizimet. Përmes heqjes së rregullores kontabël SAB 121, bankat tani mund të ruajnë kriptomonedha në emër të klientëve, megjithëse ndalimet për bashkëpunim të drejtpërdrejtë me firmat e aseteve dixhitale ende qëndrojnë.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Karriera jote është një ndërtim, jo një garë.”
— Seth Godin
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0