“Historia e karriges së bekuar nga Papa Françesku ” - Business Magazine Albania

“Historia e karriges së bekuar nga Papa Françesku ”


Familjen Alia ose Gjeçi nga Kryeziu i Pukës si prejardhja e At Shtjefën Gjeçovit dhe Toninin në Tiranë e mbarë trojet shumëkush e njeh si “gjenerali i karrigeve shqiptare” dhe mbartësi i kumteve të një tradite fisnore e fetare që dëshmon më së miri vlerat njerëzore të Pukës. Zotësia tek realizuesi i shumë karrikeve si simbol i pozicionit profesional , mendja e urtë vijim i oxhakut të pleqësisë dhe mirësia natyrale rrinë në harmoni me njëra tjetrën.

Botimi i shkrimit në Britaninë e Madhe për “fronin” e Papa FrançeskutTiranë i cili ruhet në shtëpinë e drunjtë mbi tarracën e ndërmarrjes ku zhvillon aktivitetin industrial dhe krijues Tonin Alia vijon ende të komentohet në gazetat shqiptare dhe lexuesit dashamirës.

  • Zoti Tonin si u vlerësua nga miqtë dhe profesionistët dhe realizimi i fronit artizanal të Papës në ardhjen e tij kuptimplote në Tiranë shtatorin e vitit 2014 ?

Froni dhe karriget e realizuar nga Ardeno bëri mjaft përshtypje dhe mori jehonë nga artikujt në shtypin e shkruar ndërkombtar. Për ne si realizues vitesh të karrikeve ishte një mundësi më e mirë dhe me kualitet për ti treguar njerëzve aftësitë tona si mjeshtëria dhe talenti në krijimin e karrikeve të veçanta. Aty kishim avantazhe për shitje më të suksesshme dhe morëm një bekim apostolik edhe si familje, artizanat në industrinë e drurit dhe biznes i veshjes së shtëpive të bashkombasve e më larg. Ishim më të çliruar dhe mbas një muaj më erdhi bekimi dokument nga Papa Françesku.

  • z. Tonin meqënëse ngjarja nuk është e largët në kohë dhe Fjala përmes mediave ndërkombtare trokiti dhe në portën tuaj të drunjtë. Provojmë t’ ua rikthejmë lexuesve në kujtesë si e përjetuat ju aventurën e bukur të një karrikeje të bekuar ?

“Karrigia ishte modeluar sipas froneve të papëve pra një karrige klasike. Karrigia tani qëndron e vendosur në shtëpinë e drurit dhe rrethohet nga mjediset e shtëpisë së drurit mbi çati. Janë dy karrige dhe një tavolinë mbretërore. Në momentin që unë kisha vendosur për të dërguar 1500 karrige pranë sheshit Nënë Tereza ku do të vinte Papa Françesku dhe e kisha me mjaft pasion dhe shkova të shoh renditjen e karrikeve dhe vendosjen e tyre takova Don Marianin i cili më tha :

“Tonin ne jemi shumë të zënë ngushtë , na duhen tre karrige dhe një tavolinë për Papën dhe Kardinalët bashkë me një varëse rrobash sepse ata do të ulen të pushojnë rreth një gjysëm ore dhe ne nuk dimë sesi t’ia bëjmë. Edhe unë i thashë se po ti jap karriget dhe Dom Mariani më jep makinën e tij dhe një shofer. Aty nga ora 9.00 e darkës ishte një gjendje mjaft e shtrënguar prej trafikut. Mezi dolëm nga trafiku nga stadiumi “Qemal Stafa” dhe arritëm. Rruga prapë ishte me trafik. Mbërritëm te fabrika i morëm tre karriget një për Papën dhe dy për Kardinalët morëm edhe varësen e rrobave dhe një tavolinë mesi. I dërguam aty ku Papa ndenji mbi gjysëm ore në atë karrike.

  • Cila ishte pjesa më kulmore e ngjarjes për ju dhe familjen Alia (Gjeçi) ?

Në atë moment prapë Perëndia bëri një mrekulli. Trafiku ishte i ngjeshur mezi u futëm me makinën prapë brenda sepse ishte makinë me autorizim nga autoritetet katolike për të dalë te sheshi ku ndenji më vonë Papa. Hymë me një lirshmëri të natyrshme dhe i sistemuam karriket sipas orientimeve të organizuesve të eventit. Për mua përveç 1500 karrigeve që realizova për të ftuarit edhe ky ishte një bekim që Papa bën derisa u ul në karrigen që unë sot e zotëroj në shtëpi.

  • Ju ishit tre në fakt si tregues i harmonisë fetare në Shqipëri. Vera ishte prurja e Fran Kaçorrit të Kantinës “Arbëri “në Mirditë, karriket dhe tryeza ishte e juaja kurse oda e pritjes dhe kuzhina e restorant “Piazza” të zotit Kadri Morina e realizuar dikur prej filantropit Ekrem Bardha. Si e vlerëson këtë sinergji bashkëvepruese ?

Ky kombinim është meritë e dhomës së tregtisë. Dhe ne ishim mjaft të disponueshëm pa paragjykime duke menduar se po marrim të gjithë një bekim si një beslidhje e njerëzve të biznesit. Në këtë formë ne treguam bujarinë si vlerat e vendit tonë me Vatikanit për të dhuruar një optimizëm dhe një shpresë për ecuri më të mirë pavarsisht se kemi histori me trauma të ndryshme dhe jemi komb i vuajtur por po tregojmë se dimë t’ i superojmë ato me besimin e rifituar .

  • Por si u ngjiz e mori jetë në formën e një tregimi dhe bashkbisedimi mbi historinë e karrikes së Papës me reporterin anglez ?

“Gazetari britanik po bënte disa intervista mbasi u propozua për miratim një ligj për zejet në Shqipëri. Një ligj i marrë dhe studjuar nga projekti gjerman. Meqë aty erdhën në ambjentet e Fabrikës së mobiljeve “Ardeno” kryeministri Rama, ish Ministri Erjon Veliaj dhe Luan Bregasi dhe stafi i Ministrisë së Punës. Ata i pëlqyen mjediset tona dhe dolën mjaft të kënaqur nga vizita dhe u rikthyen pastaj me qëllim për të realizuar zyrat e punës . Bashkë me ta qëndronte dhe një gazetar britanik i cili pasi pa në mure dokumentin e bekimit të familjes Alia nga Papa Gjon Pali dhe Papa Françesku u habit , u bë kurioz dhe mu prezantua si gazetar i Catholic News Service. Më kërkoi të realizonim një intervistë së bashku me përkthyes trashgimtarin, tim bir Arditin i cili ka studjuar në Angli pavarësisht se atë ditë isha i ngarkuar me punë duke dhënë një intervistë të lirshme pa i kushtuar shumë vëmendje dhe kohë. I tregova plot emocion për gjyshin tim besimtar që dëgjonte Radio Vatikanin që në orën 5 të mëngjesit dhe lutej gjatë gjithë ditë natës dhe sesa i lumtur dhe krenar do kishte qenë ai në këtë moment ku pas dy dekadash me rënien e diktaturës pata fatin të realizoj një karrike për Papën pavarsisht se nuk arrita ta takoj personalisht. Kjo karrige për mua rrezaton energji pozitive.

Më vonë më marrin në telefon nga Puka dhe Xhemal Meçi më pyeti pse nuk i kisha njoftuar që kisha dhënë një intervistë në prestigjozen Catholic Herald në 17 qershor 2015 . Arrita të gjej dhe gazetën dhe pasi e lexuam e vlerësuam të gjithë mënyrën sesi ishte realizuar shkrimi nga profesionisti anglez.

  • A ju befasoi publikimi i faktit se karrikja ku qëndroi Papa nuk del në ankand tanimë si objekt muzeal i familjes Alia ?

Kjo karrike më është kërkuar nga të gjithë nga priftërinjtë për t’ia dhuruar dhe unë s kam pranuar por e kam ruajtur si simbol dhe gjë të shenjtë për familjen time dhe shtëpinë time ku ajo do të qëndrojë qindra dhe mijëra vjet si bekim i Papa Françeskut.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/BotaSot

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0