Hiqet karantina për emigrantët, studentët kthehen në auditore për provime e konsultime - Business Magazine Albania

Hiqet karantina për emigrantët, studentët kthehen në auditore për provime e konsultime

Komiteti Teknik i Ekspertëve analizoi situatën epidemiologjike nga Covid-19 dhe duke u bazuar te rënia e numrit të infektimeve me 26.6 raste për 100 mijë banorë dhe fataliteteve, vendosi që do të hiqet karantina dy javore për personat që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Gjithashtu një tjetër masë që do të hiqet në ditët në vijim është edhe ndalimi i studenteve në auditore. Ministrja Manastirliu shpjegoi se studentët do të kthehen në auditore vetëm për konsultime dhe provime, por duke respektuar rreptësisht masat e frenimit të përhapjes së Covid-19.

Me tej Ministrja shpjegoi se kemi rënie të pozitivitetit total me 3.8%, numri i të shtruarve është ulur në 116 të shtruar krahasuar me javën e ardhshme. Ndërkohë do të mbeten në fuqi masat e ndalimit të grumbullimeve dhe ora policore 22:00 deri në orën 6:00.

Manastirliu tha se deri më tani nuk ka asnjë vendim nga vendet e BE-së, lidhur me lëvizjen e qytetarëve në varësi të llojit të vaksinës që kanë kryer. Duke shpjeguar në shifra situatën epidemiologjike, Shefja e Shërbimit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino tha se përqindja e pozitivitetit ka arritur nën 5%. Diçka që sipas ekspertes nuk ka ndodhur më parë në vendin tonë.

“Incidenca e rasteve është e ulët në të gjitha Bashkitë e mëdha, përveç Lezhës e Kukësit. Vaksinimi ka ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e vdekshmërisë, dhe Gjirokastra deri tani ka mbulesën më të lartë vaksinale për shkak dhe të popullsisë më të moshuar. Qarqet e tjera janë, Vlora, Fieri, por mbrapa nuk ngelet as Tirana. Dua të them që vaksinimi po ecën me ritme të shpejta, dhe strategjia që kemi ndjekur, mbushjen e popullatës me dozën e parë, shembull nga Britania e Madhe, është strategji që duket se ka sukses”, ka shpjeguar Bino. Më tej ekspertja e ISHP shtoi se vdekjet janë mbi 60 vjeç.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0