Ministria e Transportit njoftoi sot arritjen e marrëveshjes me koncesionarin e aeroportit ‘Nënë Tereza’ në Rinas.
Ministri Edmond Haxhinasto tha se pas negociatave të vazhdueshme është rënë dakord që të fillojnë fluturimet ndërkombëtare edhe nga aeroporti i Kukësit.
Ky tolerim është bërë duke i zgjatur edhe me dy vjet kontratën e aeroportit të Rinasit. Për çdo aeroport tjetër që do të lejohet të hapet në vend do të pasohet me zgjatjen e kontratës me “Tirana Airport Partners”.
Nëse TIA do të ketë edhe 10 vjet nga kontrata dhe do të kërkohet hapja e një tjetër aeroporti atëherë kontrata do t’i zgjatet automatikisht dhe me 5 vjet.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto