Hilton: Drejt të ardhmes ‘Mobile’ - Business Magazine Albania

Hilton: Drejt të ardhmes ‘Mobile’


NEW YORK: Hilton Worldwide ka shprehur besimin se numri i klientëve të cilët përdorin pajisjen e tyre mobile për rezervime do të ndihmojë markat që operojnë në sektorin e akomodimit për të perceptuar më mirë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Christine Hight, zyrtare e marrëdhënieve me klientin tek Hilton Worldwide, e diskutoi një subjekt të tillë në konferencën Bota Mobile – Mobile World.

Ajo deklaroi se një grup i tërë konsumtorësh mbështeten vetëm tek smartfonët e tyre për tu angazhuar në aktivitete të tilla si kërkim dhe rezervim dhomash, duke e gjetur hotelin e tyre që në fillim të udhëtimit, duke dhënë review-s për përvojat e tyre etj.

“Aktualisht ky numër është më pak se 10% i popullsisë, por ne besojmë vërtet se kjo është një shkëndijë që tregon si do të jetë e ardhmja,” – u shpreh ajo.

Sipas studimeve të Hilton Worldwide, këta ‘përqafues të shpejtë të ndryshimit’ (early adapters – Termi në anglisht), përmbajnë karakteristika dhe preferenca të përbashkëta.

“Ajo që del në pah nga studimi është se ata (early adapters) ishin kryesisht mosha të reja, por gjithashtu shfaqeshin të ishin më tepër udhëtarë me qëllime biznesi (Business Traveller – Termi në anglisht) të cilët kryenin veprimet në kohën kur ktheheshin në destinacion.” –  vërejti Hight.

“Çfarë tregon kjo? Njerëzit të cilët janë mësuar të përdorin pajisjet e tyre mobile për të realizuar punët e tyre, tentojnë ti përdorin ato edhe për aktivitete të tjera si udhëtimi.

“Pra duke qenë të kënaqur me atë që bëjnë si punë për të jetuar dhe me aktivitetet …ata janë gjithashtu më të interesuar të rezervojnë aktivitetet e tyre kur kanë arritur diku.”

Kjo tip audience duket se pëlqente edhe aksesin tek programet shpërblyese të besnikërisë – siç është HHonors ofruar nga Hilton – nëpërmjet të cilave përfitojnë benefite shtesë për kompanitë apo në hapësirat akomoduese.

Rezultatet e mësipërme tregojnë vlerën që markat mund të përftojnë duke pasur një njohuri më të thellë të teknologjisë mobile.

“Teknologjia e re dhe përdorimi i pajisjeve mobile kanë transformuar jetët tona, duke përfshirë edhe jetët e personave që blejnë si produkte të ndryshme ashtu edhe shërbimet e akomodimit,” – e mbylli fjalën e saj Hight.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0