Hidhen në treg monedhat e reja metalike! - Business Magazine Albania

Hidhen në treg monedhat e reja metalike!

Banka e Shqipërisë njofton publikun se duke filluar nga data 23 gusht 2021 do të hidhen në qarkullim monedhat metalike shqiptare me vlerë nominale 5 Lekë, 20 Lekë dhe 50 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2020.

“Monedhat metalike, me vlerë nominale 5 Lekë, 20 Lekë dhe 50 Lekë, emetim i vitit 2020, kanë të njëjtën përbërje, pamje, përmasa dhe peshë me emetimin e fundit të këtyre prerjeve.

Ndryshimi nga emetimi i fundit qëndron tek viti i emetimit i shtypur në trupin e monedhës metalike, i cili në monedhat e reja do të jetë “2020”, si dhe tek monedhat metalike të prerjes 5 lekë dhe 50 lekë, drejtshkrimi i fjalëve “LEKË”, dhe “SHQIPËRISË”.

Duke filluar nga data 23 gusht 2020, monedhat metalike me vlerë nominale 5 Lekë, 20 Lekë dhe 50 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2020, do të përdoren si mjet pagese paralelisht me të gjitha monedhat metalike ekzistuese në qarkullim të këtyre prerjeve, emetime të viteve të mëparshme” njofton Banka.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0