Hetem Ramadani, sipërmarrësi meditues në Startup Grind

Hetem Ramadani, sipërmarrësi meditues në Startup Grind


Është ndjekur me interes nga më shumë se 200 pjesëmarrës, intervista e Hetem Ramadanit në Startup Grind Tirana, mbëmjen e së martës. I zhvilluar në Universitetin Beder, aktiviteti që zakonisht zgjat më pak se dy orë, tejkaloi dyfishin e kohës.

Sipërmarrësi i suksesshëm, meditues e studiues i fizikës kuantike e mjekësisë alternative, u intervistua nga Gerti Boshnjaku, drejtues i Startup Grind Albania.

I orientuar drejt një mënyre të shëndetshme jetese, e qasje ndaj shoqërisë e natyrës, edhe në biznes, këndvështrimi i z. Ramadani është ndryshe. I detyruar të largohet nga Kosova në vitet ’90, hap në Slloveni firmën “Salbatring” për tregtinë e karburantit dhe derivateve. “Në pamundësi për t’u kthyer në Kosovë vendosa të bëj biznes, të shes. Kam dashur gjithmonë punë të mëdha. Ndaj kur këshilltarët më thanë të tregtoja me maune nga Maqedonia, siç bënin shumë shqiptarë, vendosa që njësia e transportit të jetë anije”. Z Ramadani, tregon se ishte i bindur, se nëse ka hapësirën e lirisë, do të mund të ishte milioner.

Çelësi, për “kërcimin” e fitimeve për lart, është tek vetëdija e plotë, sipas Hetem Ramadanit. Qartësia e mendimit, duket jetike për vendime të suksesshme. Pjesa tjetër i mbetet energjisë përrreth. Z. Ramadani thotë se, “Me meditim nuk bën asgjë, por sisemi nervor shkon në atë fushën ku çdo gjë është e mundur”. Ne jemi mësuar gabimisht, thotë ai me sistemin amerikan “Do it faster & hard work”. Të gjitha arritjet në shkencë e në art, janë bërë nga meditimi.

Sipas fizikës kuantike, në “asgjë” është burimi i çdo gjëje në aspektin shkencor. Në aspektin njerëzor, kjo është vetëdija, thekson ai.

I pyetur si duhet të jetë një lider i mirë në biznes, Z Ramadani theksoi se, “Lideri në çdo kompani ka vizion, vizioni është “fotografia” e së ardhmes, që shihet në të tashmen. Liderët e mëdhenj, atë “fotografi” e shohin (liderët e së ardhmes shohin, nuk flasin)”. Sipas tij, “Lideri ka për detyrë përmes gjendjes së qetësisë, të sjellë “fotografinë” e së ardhmes në të tashme. Liderët e së ardhmes janë ata që u japin shkallë punonjësve të arrijnë tek ai dhe ta shikojnë së bashku “fotografinë” së ardhmes”.

Studimet shkencore, e kanë ndihmuar të kuptojë edhe vlerat në tregti.

“Po të shikoni çfarë shesim, ka evoluar. Fillimisht ishte lënda e parë, me evoluimin e sistemit nervor të njerëzve filloi të shkëmbehet mall, më vonë shërbim, dhe në vitet “90 filloi të shitet përvoja. Nëse provon sot të shesësh material nuk funksionon. Nëse dikush e blen fjalën e mbetet me përvojë të mirë, përshtypja e partnerit mbet”.

Partner në shumë sipërmarrje e tregtarë strategjik, Z. Ramadani tregoi përvojën e tij me një prej kompanive më të mëdha të naftës në Europë “SHELL”.

“U them në zyrë të dërgojnë email tek SHELL. Punonjësit më quajtën “crazy”. I ftova përfaqësuesit e SHELL për mëngjes, drekë ose darkë, dhe ranë dakord për një mëngjes pune. Vijnë 4 menaxherë në takim. Pyetja ime ishte “Çfarë duhet t’i ofrojë Salbatring Shellit?) Sigurisht nëse do t’i ofroja naftë dhe derivate, do të ishte shumë pak. Unë fola për mendimet kauntike, filluam mëngjesin e vazhduam me drekën. Më vonë, nga zyra më kontaktojnë duke thënë se SHELL do të bashkëpunojë me ne”, thotë Z. Ramadani.

Ai pranon se mund të duket paradoksale, por thekson se, “gjeta partner firmën e dytë më të madhe në Algjeri. Bëra kontratë dhe fillova t’i shes SHELL-it gaz në Europë, kur kjo kompani kishte 40 vite në Algjeri. Të jesh pjesë e tërësisë…kur vepron nga ky nivel ke përkrahjen e dëshirave për të realizuar misionin që ke”.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0