Helmeta e zbuluar në Kroaci ngjall debate, arkeologët të pavendosur nëse është ilire apo greke - Business Magazine Albania

Helmeta e zbuluar në Kroaci ngjall debate, arkeologët të pavendosur nëse është ilire apo greke

Një helmetë antike e gjetur në Kroaci në mes të dhjetorit 2020 ka ngjallur debat. Bëhet fjalë për një zbulim të bërë në Zakotarac, në Dalmacinë e jugut. Sipas arkeologëve, helmeta i përket një luftëtari që është varrosur aty rreth 2000 vite më parë. Ajo njihet si ‘Helmeta Ilire’ por pavarësisht këtij emërtimi atë e pretendon edhe Greqia, shkruan Daily Mail.

Historianët e vendit fqinj, thonë se ajo është përdorur fillimisht në Greqinë antike në shekullin e 5-të para erës sonë, ndërsa ilirët sipas tyre e kanë përdorur atë në shekullin e 4-ët para erës sonë. Bashkë me helmetën, brenda varrit të moçëm, arkeologët kroatë kanë zbuluar edhe disa zbukurime e objekte të tjera që sipas të gjitha gjasave luftëtarit të varrosur aty.

Ndërsa ‘Helmeta ilire’ është një nga shumë elementët identifikues të kulturës ilire në Ballkan, sipas arkeologëve kroatë, ajo e gjetur së fundmi, mund t’i ketë përkitur një luftëtari grek duke qenë se pranë janë gjetur edhe zbukurime, monedha e disa mbetje anijesh, shumica e të cilave përafrohen më shumë me ato që kanë lidhje me Greqinë antike.

Sipas tyre, mbetjet e gjetura në zonë mund të kenë ardhur aty nga piratët ose kanë qenë pjesë e luftëtarëve që kanë marrë pjesë në ndonjë nga betejat antike të zhvilluara aty.

DAILY MAIL

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0