Heliox, projekti fitues i NASASpaceAppsPrishtina do të përfaqësojë Kosovën në nivel global » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 08/05/2017

Heliox, projekti fitues i NASASpaceAppsPrishtina do të përfaqësojë Kosovën në nivel global

Share
nga Fiorela Jaupi
Maj 08, 2017
Studied at Faculty of Economy, Master of Science in Marketing. Content Editor at Business Magazine Albania
lexo me teper >

Sot do t’ju prezantojmë me Heliox, projektin fitues të #NASA #SpaceAppsPrishtina 2017. Heliox është nominuar nga Kosova për vlerësim global nga juria e NASA-së, si dhe për çmimin “People’s Choice Award”.

Update* Është hapur votimi për çmimin “People’s Choice Award” të garës #NASA #SpaceApps

Krijoni “user” dhe pasi të pranoni konfirmimin në email, votoni për #Heliox nga Innovation Centre Kosovo #Kosova, në këtë LINK.

Rreth projektit

Me zgjidhjen që ofron Heliox ju mund të menaxhoni energjinë që vjen nga panelet diellore, duke parashikuar prodhimin e energjisë. Heliox menaxhon rrjedhën e energjisë nga prodhimi në konsum. Bazuar në parashikimet e motit, Heliox parashikon se sa energji do të prodhohet në ditët e ardhshme.

Shkencëtarët nga e gjithë bota po bëjnë thirrje për një kalim nga përdorimi i karburanteve fosile në energjitë e rinovueshme. Energjia diellore është një nga burimet energjitike më efikase dhe më miqësore ndaj mjedisit. Dielli është e ardhmja e prodhimit të energjisë. Por ende ekzistojnë shumë paqartësi për mënyrën e njohjes dhe përfitimit të një sasi më të madhe të energjisë së prodhuar dhe të kuptuarit se sa energji prodhon një panel diellor.

Ekipi i Heliox përbëhet nga studentë të diplomuar në Shkencat Kompjuterike, Inxhinieri Energjetike dhe Grafik Dizajn. Atyre u pëlqen të zgjidhin probleme të ndryshme, veçanërisht nëse ata kanë potencial për ta bërë jetën më të mirë për gjeneratat e ardhshme.

Heliox ofron një qasje të re për përdorimin e energjisë nga panelet diellore dhe menaxhimin e tij. Duke përdorur të dhënat meteorologjike dhe vendndodhjen e paneleve, sistemi parashikon sasinë e energjisë që do të prodhohet ditën e nesërme.

Karakteristikat kryesore të website-it dhe aplikacionit të Heliox:

Vizualizimi: ndihmon në kuptimin e energjisë diellore duke dhënë shembuj të vërtetë dhe realë mbi potencialin e saj
Analizë: mbajtja e të dhënave për panelet diellore, gjenerimin dhe konsumin e energjisë
Mjet i planifikimit: ndihmon përdoruesit të planifikojnë përdorimin e përditshëm të pajisjeve elektrike, në mënyrë më efikase.

Burimi: 2017.spaceappschallenge.org

Evente

Hardh Fest 2017

Shtator 7, 2017
9:00 AM - Shtator 10 9:00 PM

Doing Business 2017

Shtator 28, 2017
në orën 09:00 - 29 Shtator Sep 29 në orën 20:00