HardhFest 2016 arrin të ndërkombëtarizohet - Business Magazine Albania

HardhFest 2016 arrin të ndërkombëtarizohet


Me hapjen e ekspozitës së artistëve, pjesëmarrës në Art Symposium , të dielën, është përmbyllur edicioni i 15-të jubilar i Festës së Vjeljes së Rrushit HardhFest. Këtë vit, numri i pjesëmarrësve në HardhFest arriti mbi 32 mijë, gjë që tregon se interesimi për këtë festë, është duke u rritur. Gjithashtu, “Hardh Fest 2016” arriti të ndërkombëtarizohet, ku përveç performancave të artistëve ndërkombëtar, u pa edhe një numër i madh i turistëve nga vende të ndryshme të botës. Gjatë tri ditëve festive, n’Konak dhe në qendër të Rahovecit, u mbajtën aktivitete të ndryshme tradicionale e artistike.

HardhFest-2016-arrin-të-ndërkombëtarizohet-business-magHapja e festivalit filloi të premten me 2 shtator. Parakalimi i mekanizmit bujqësor, nga qendra e qytetit, deri tek Konaku, ishte aktiviteti i parë që i dha frymën e festivalit dhe qytetit të Rahovecit.
Ndërsa, me prerjen e Kalaveshit të rrushit, filloi ceremonia zyrtare, ku të pranishëm ishin Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, Ministri i Financave, Avdullah Hoti, Ministri i Integrimeve Evropiane Bekim Collaku, i pari i komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi. Gjatë kësaj ceremonie u bë edhe shpallja e vreshtarëve dhe vertarëve më të mirë. Interesim të madh kishin secili nga aktivitetet e mbajtura, si vizita në vreshta, që këtë vit është quajtur HardhTour, garat në shpejtësinë e vjeljes dhe shtrydhjes së rrushit, Karnevali në Qytetin e Rahovecit, Demonstrimi i pjekjes së rakisë etj.

Ndërsa, me koncertin e festës, me fillim nga ora 20:00 u përmbyll nata e parë e festës. Performanca e Sofie Kastrioti bëri hapjen e koncertit, duke vazhduar me bendin nga Suedia Loud n’ Proud, ku gjatë performancës së tyre, iu bashkuan edhe motoristët e SteelWings – Kosova, të cilët bënë një performancë të pa parë. Publikun të ndezur e mbajtën bendi ikonë, Elita 5 të cilët ishin edhe protagonistë të natës së parë. E deri në orët e hershme të mëngjesit, publikun e argëtuan DJ NEK, Borce Panov dhe NZT.

Dita e dytë, (3 shtator) filloi me Promo Skenat në Qytet, ku DJ të ndryshëm po argëtonin publikun dhe vazhdoi me shfaqjen teatrale – “ Qifti i Shqyer” nga Trupa Pasion, nga Tirana, si dhe Ora Poetike koreografi, me poezi nga Xhevdet Bajraj si dhe mysafire ishte poetja Arlinda Causholli nga Tirana. Në anën tjetër, n’Konak po mbaheshin Lojrat Tradicionale, demonstrimi i pjekjes së rakisë po vazhdonte, si dhe Artistë nga vende të ndryshme të botës, vazhdonin të pikturonin në Art Symposium, pranë HardhCamp-it.

E n ‘Konak po mblidheshin publiku nga anë e mbanë Kosova dhe turistë nga vende të ndryshme të botës, për t`u argëtuar me koncertin e natës së dytë, ku atmosferën e filloi bendi, Magnituda dhe pas tyre bendi Zhaba.

HardhFest-2016-arrin-të-ndërkombëtarizohet-business-magMe të hyrë në skenë vokalisti i grupit Troja, Bujar Berisha së bashku me pjesëtarë të tjerë të grupit, atmosfera arriti kulmin, derisa i tërë publiku po kënaqej për kokërr t’qefit. Pas grupit Troja, atmosferën e mbanin Dj Gamblemania, DJ Alex Belluscio si dhe DJ NWE.

Edhe në ditën e tretë – të dielën (4 shtator) atmosfera si n’Konak ashtu edhe në qytetin e Rahovecit, nuk kishte të ndalur deri në orët e vona, kur edhe u përmbyll me hapjen e ekspozitës së artistëve të Art Symposium.

Për këtë edicion që vuri themelet e ndërkombëtarizimit të festës së vjeljes së rrushit – HardhFest, falënderon të gjithë ata që mundësuan një organizim të tillë. Falënderon Qytetarët e Rahovecit, për bujarinë dhe mikpritjen e treguar për te gjithë vizitorët dhe turistët, për të cilët i bënë konak gjatë tri ditëve dhe dy netëve, Vreshtarët dhe Vertarët e Rahovecit, pa të cilët një organizim i tillë s`do të kishte vlerë dhe gjithë artistët që morën pjesë në festival.

Sponsorët e “Hardhfestit” të cilët mundësuan që kjo festë të kishte nivelin e duhur e gjithashtu edhe Partnerin e festivalit “Stone Castle “. Një përkrahje të madhe dhanë edhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural si dhe Komuna e Rahovecit, nën patronatin e të cilëve organizohet edhe Festa e Vjeljes së Rrushit. Të palodhshëm u treguan edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, për të cilët HardhFest u është shumë mirënjohës dhe falënderues për kontributin e tyre.

Festa e vjeljes së rrushit Hardhfest ka dy vjet që është ri brenduar me format të ri dhe që po mbahet në Rahovec, duke arritur nivelin e organizimeve më të rëndësishme në Kosovë. Me ri brendimin e festës së vjeljes së rrushit, duke u quajtur HardhFest dhe me sloganin “Për Kokërr t’ Qefit”, me rritjen e aktiviteteve, festivali arriti të fuqizohet dhe të ndërkombëtarizohet, kështu duke sjellë këtë vit mbi 32 mijë të pranishëm nga Kosova dhe vendet e ndryshme të botës, në festë dhe Rahovec.

Ndërsa, ekipi i HardhFest tashmë ka nisur përgatitjet për edicionin HardhFest 2017, i cili do të jetë me përmasa edhe më të mëdha se sa ky edicion, gjithnjë me përkrahjen e partnerëve tanë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Burimi: lajmi.net 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mos lër frikën e humbjes të jetë më e madhe se dëshira për të fituar.”
— Robert Kiyosaki
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0