Hapje e shpejtë? Vatra të shumëfishta rishpërthimi të virusit

Hapje e shpejtë? Vatra të shumëfishta rishpërthimi të virusit

virusi

Një zyrtar i lartë amerikan për shëndetësinë i tha një komisioni të Kongresit të martën se heqja e kufizimeve të koronavirusit më shpejt se ç’duhet mund të sjellë “goditje të vogla dhe të shndërrohen në vatra shpërthimesh” të epidemisë.

Lexo: Gjermania do të shpenzojë 750 milionë euro për gjetjen e vaksinës

Dr Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha se “pasojat mund të jenë me të vërtetë serioze” nëse shtetet i kapërcejnë fazat e përcaktuara në planin me tre faza të Shtëpisë së Bardhë.

Dr. Fauci dëshmoi në distancë nga zyra e tij jashtë Uashingtonit, ndërsa është vetëkarantinuar pasi ai u vendos në kontakt javën e kaluar me sekretaren e shtypit të Nënpresidentit Mike Pence, Katie Miller, e cila ka rezultuar pozitive nga testimi për COVID-19.

Tre zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë të shëndetësisë, Stephen Hahn, komisioneri i Administrimit të Ushqimit dhe Barnave; Robert Redfield, drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, si dhe Brett Giroir, Ndihmës Sekretar në Departamentin e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, po dëshmojnë në distancë para Komisionit të Shëndetit, Edukimit, Punës dhe Pensioneve në Senat.

Duke çelur seancën, senatori Lamar Alexander tha se “të qëndrosh në shtëpi për një kohë të pacaktuar nuk është zgjidhja për këtë pandemi“. Por, ai tha se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për testime të gjithëpranishme, “miliona teste më shumë për t’u dhënë amerikanëve besimin e mjaftueshëm për t’u rikthyer në punë dhe në shkollë“.

Senatorja Patty Murray akuzoi Presidentin Donald Trump se ishte më i përqendruar në luftën kundër besimit sesa luftimin e virusit.

Zyrtarët e shëndetësisë kanë paralajmëruar për javë të tëra se lehtësimi i kufizimeve të qëndrimit në shtëpi dhe lejimi i bizneseve për të rifilluar funksionimin më shpejt se ç’duhet, mund të shkaktojë një rishfaqje të rasteve me COVID-19, duke rrezikuar si shëndetin publik, ashtu edhe dëshirën e administratës Trump për të filluar aktivitetin ekonomik.

Plani i Shtëpisë së Bardhë përshkruan disa rekomandime për shtetet, ndërsa ata shqyrtojnë se si të lehtësojnë kufizimet; ndër të tjera ata duhet të tregojnë një trajektore në rënie të testeve që rezultojnë pozitive dhe një rënie dy-javore në rastet e dokumentuara, si dhe sisteme të forta për gjurmimin e kontakteve të atyre që kanë rezultuar pozitivë.

Dr. Fauci është një nga katër zyrtarët kryesorë që dëshmojnë para Komisionit të Shëndetit, Edukimit, Punës dhe Pensioneve të Senatit për seancën dëgjimore të titulluar “Të kthehemi të sigurtë në punë dhe në shkollë”.

Gjatë dëshmive në komisionin e Senatit për Shëndetin, Arsimin, Punën dhe Pensionet

Dr. Robert Redfield, drejtori i CDC-së, dhe komisioneri i Administratës së Ushqimit dhe Barnave, Dr. Stephen Hahn, së bashku me Dr. Faucin, po i japin dëshmitë e tyre nga distanca, sepse ata janë duke u vetëizoluar pasi ranë në kontakt me një anëtar të stafit të Shtëpisë së Bardhë që ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lexo: Prova të reja për vaksinë nga një partneritet amerikano-gjerman
Brett Giroir, ndihmës sekretar për shëndetësinë në Departamentin e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, gjithashtu po merr pjesë në takim.

Shtetet e Bashkuara kanë më shumë se 1.3 milion raste të konfirmuara dhe 80,000 vdekje, sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins.

VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0