Sot në Tiranë u hap zyrtarisht kohorta e dytë e programit akselerues Plug and Play Tirana, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm për ekosistemin shqiptar të startup-eve dhe inovacionit. Aktiviteti mblodhi përfaqësues të institucioneve publike, partnerë ndërkombëtarë dhe sipërmarrës të rinj, në një ceremoni që konfirmon vazhdimësinë dhe ambicien e këtij programi.
Hapja u përshëndet nga Uranik Begu, Director of SouthEast Europe në Plug and Play, i cili theksoi rëndësinë e ndërtimit të një ure të qëndrueshme mes startup-eve shqiptare dhe tregjeve globale. Më pas, fjalë përshëndetëse mbajtën edhe Anuela Ristani, në cilësinë e Kryetares së Bashkisë së Tiranës (TBC), si dhe Shqipe Berisha, CEO e Tumo Tirana, duke riafirmuar mbështetjen institucionale për inovacionin dhe sipërmarrjen.
Në vijim, Martin Mata CO-CEO i Albanian-American Development Foundation (AADF) ndau vizionin e tij mbi rolin e programeve akseleruese në krijimin e kompanive të qëndrueshme dhe konkurruese në rajon.
Një nga momentet kyçe të aktivitetit ishte prezantimi i startup-eve të përzgjedhura në Batch 2, të cilat do të jenë pjesë e një programi intensiv 8-mujor. Këto startup-e operojnë në fusha si AI, ClimateTech, HealthTech, Mobility, GovTech, ConstructionTech, Digital Health, TravelTech dhe Cybersecurity, duke reflektuar diversitetin dhe pjekurinë në rritje të ideve që po vijnë nga Shqipëria dhe rajoni.
Sipas organizatorëve, programi i Plug and Play Tirana do të zhvillohet në 8 javë me Bootcamps të dedikuara, ku më pas finalizohen me Plug and Play Tirana Expo. Programi përfshin edhe komponentin Global Overseas Acceleration & Learning (GOAL) në Silicon Valley. Kjo u ofron startup-eve shqiptare akses të drejtpërdrejtë në eksperiencën, mentorimin dhe rrjetin global të Plug and Play, duke hapur rrugë reale drejt investimeve, partneriteteve strategjike dhe pilotimeve në tregje ndërkombëtare.
Lexo edhe: Plug and Play Tirana hap thirrjen për aplikime për kohortën e dytë!
25 Startup-et e Batch 2, të prezantuara gjatë aktivitetit, përfaqësojnë një kombinim mes ideve në fazë të hershme dhe bizneseve që tashmë kanë traksion, klientë dhe të ardhura, duke e bërë këtë grup një pasqyrë reale të potencialit aktual të inovacionit shqiptar
archtaste – (DesignTech)
ATELIA – (FashionTech, Circular Economy)
BCHAR – (ClimateTech)
BeachMaster – (Travel & Hospitality Tech)
Drospect AI – (Energy, AI & ML)
Greecon – (AgriTech, Smart Irrigation)
Holos Health – (Digital Health)
Katalogim – (ConTech / PropTech)
LekoTech – (Automotive SaaS)
Levita – (HealthTech)
Logsion – (Construction Logistics SaaS)
LookUp – (Smart Mobility)
MedicAL Wallet – (Digital Health)
NoctiVox – (Cybersecurity)
Onemor –(SportsTech)
Rent From Locals – (TravelTech)
Sainni – (Sales AI)
SKAITECH – (Aerospace & Defense)
SmartDose – (Digital Health)
Sorsend – (B2B SaaS)
Tendr – (Procurement Tech)
teracrowd – (AI Consulting)
Tribu World – (Community Tech)
Vrtex – (Media Intelligence, SaaS)
VX North – (GovTech, Trust Tech)
Ky program mundësohet falë bashkëpunimit të fortë ndërinstitucional që synon ndërtimin e një ekosistemi të qëndrueshëm inovacioni në Shqipëri. Plug and Play Tirana mbështetet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), në bashkëpunim me IN Groupe, Piramida Tiranë, Bashkia e Tiranës dhe Innovation Hub.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.