Plug and Play Tirana hap thirrjen për aplikime për kohortën e dytë! - Business Magazine Albania

Plug and Play Tirana hap thirrjen për aplikime për kohortën e dytë!

20-12-2025 Join

Plug and Play Tirana ka hapur zyrtarisht aplikimet për kohortën e dytë të programit të akselerimit, duke ftuar startup-et më premtuese nga Shqipëria dhe rajoni të bëhen pjesë e një prej programeve më me ndikim në botën e inovacionit. Njëzet startup-e do të përzgjidhen për t’ju bashkuar programit që nis në shkurt 2026, ndërsa afati për aplikime është 20 dhjetor 2025.

Kjo edicion do të shtrihet përgjatë tetë bootcamp-eve intensive, të krijuara për t’u ofruar ekipeve një eksperiencë të thelluar zhvillimi dhe shkallëzimi ndërkombëtar. Gjatë këtyre javëve, startup-et do të punojnë ngushtësisht me mentorë dhe ekspertë nga qendra të ndryshme globale të teknologjisë, duke marrë udhëzime strategjike në fusha kyçe si zhvillimi i produktit, rritja, qëndrueshmëria, ndërtimi i partneriteteve dhe përgatitja për investim. Në secilin prej bootcamp-eve do të marrin pjesë edhe investitorë ndërkombëtarë, të cilët do të ndjekin progresin e ekipeve dhe do të identifikojnë mundësi të reja bashkëpunimi dhe investimi.

Startup-et pjesëmarrëse do të kenë akses në platformat e dedikuara të Plug and Play, ku do të lidhen drejtpërdrejt me korporata globale dhe partnerë të ekosistemit. Përveç një rrjeti të gjerë ndërkombëtar, ato do të përfitojnë një kalendar të pasur ngjarjesh networking-u dhe mundësish bashkëpunimi që zakonisht rezervohen për programet më elitare të akselerimit. Gjatë gjithë periudhës, ekipet do të jenë gjithashtu të ekspozuara ndaj mundësive për investime të drejtpërdrejta nga Plug and Play — një prej aktorëve më aktivë në skenën globale të venture capital.

Programi do të kulmojë me Plug and Play Tirana Expo, ku startup-et do të prezantojnë arritjet e tyre përpara investitorëve, institucioneve, korporatave dhe partnerëve ndërkombëtarë. Pas kësaj faze, dhjetë startup-et më të mira do të përzgjidhen për një program gjashtëjavor në Plug and Play Headquarters në Silicon Valley, ku do të marrin pjesë edhe në Plug and Play Silicon Valley Summit – një nga ngjarjet më të rëndësishme globale për startup-et që synojnë të hyjnë në tregjet ndërkombëtare.

Rezultatet e kohortës së parë dëshmojnë potencialin transformues të programit për ekosistemin e inovacionit në Shqipëri. Dhjetë startup-et më të mira të edicionit inaugural sapo janë kthyer nga programi gjashtëjavor në Silicon Valley, ku patën mundësinë të prezantohen para dhjetëra investitorëve dhe partnerëve globalë. Pikërisht gjatë këtij programi u realizuan edhe investimet e para nga Silicon Valley në Shqipëri përmes Plug and Play.

Startup-et e interesuara mund të aplikojnë deri më 20 dhjetor 2025 për t’u bërë pjesë e një prej programeve më transformuese për sipërmarrjen dhe teknologjinë në rajon. Programi nis zyrtarisht në shkurt 2026 dhe pritet të sjellë një tjetër valë inovacioni që do ta lidhë Tiranën me rrjetin global të Plug and Play.

Plug and Play është një nga platformat akseleruese më të fuqishme në nivel global. Me qendrën kryesore në Silicon Valley dhe zyra të shpërndara në mbi 50 qytete në SHBA, Evropë dhe Azi, ky ekosistem ka ndihmuar dhjetëra startup-e të shndërrohen në “unicorns”, duke bashkëpunuar njëkohësisht me më shumë se 500 korporata ndërkombëtare për të forcuar lidhjet midis inovatorëve dhe industrisë. Së fundmi, edhe Tirana i është bashkuar këtij rrjeti prestigjioz, duke e vendosur Shqipërinë në skenën globale të teknologjisë dhe inovacionit.

Ky program mundësohet falë bashkëpunimit të fortë ndërinstitucional që synon ndërtimin e një ekosistemi të qëndrueshëm inovacioni në Shqipëri. Plug and Play Tirana mbështetet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), në bashkëpunim me IN Groupe, Piramida Tiranë, Bashkia e Tiranës dhe Innovation Hub.

Apliko tani

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0