“Hapet” Wuhani, normaliteti po kthehet ngadalë

“Hapet” Wuhani, normaliteti po kthehet ngadalë


Njerëzit në Kinë, atje ku koronavirusi u shfaq së pari, po kthehen tani në vendet e tyre të punës dhe transporti publik po rifillon ndërsa normaliteti po kthehet ngadalë, pas dy muajsh karantinë.

Lexo: Yuval Noah Harari: Bota pas Koronavirusit

Zbutja e kufizimeve në Wuhan vjen ndërsa zyrtarët kinezë të shëndetësisë raportuan të hënën se nuk ka asnjë rast të ri të virusit vdekjeprurës, por konfirmuan 39 raste të reja të sjella nga jashtë.

Banorët e Wuhanit që konsiderohen të shëndetshëm, tani mund të ecin nëpër qytet, të marrin autobusin apo metronë, me kusht që të kenë një kartë identiteti.
Ata po ashtu mund të kthehen edhe në punë nëse kanë një leje nga punëdhënësi i tyre dhe të dalin madje edhe nga qyteti, pasi të jenë testuar për virusin dhe të kenë marrë një certifikatë shëndetësore.

Virusi, që u shfaq në një treg të qytetit në dhjetor, bëri që qyteti të vihej nën një izolim drastik që nga 23 janari. Që atëherë, infektimet kanë rënë ndjeshëm, dhe për pesë ditë radhazi nuk ka patur asnjë rast të ri në të gjithë provincën e Hubeit. Zbutja e kufizimeve, vjen pas vizitës së presidentit kinez në qytet, më herët këtë muaj.

I vetmi shqetësim për autoritetet, tani duket se është fluksi i rasteve që vijnë nga vende të tjera. Dhe në fakt, numri i rasteve të importuara është rritur ndjeshëm në javët e fundit duke shkuar në më shumë se 350. Dhe shumë qytete në kinë të ardhurit nga jashtë vendosen nën karantinë.

Burimi: Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0