Hapet thirrja për edicionin e dytë të Youth Climate Action Fund - Business Magazine Albania

Hapet thirrja për edicionin e dytë të Youth Climate Action Fund

Hapet thirrja për edicionin e dytë të Youth for Climate

Youth Climate Action Fund rikthehet për raundin e dytë pas një thirrjeje të parë të suksesshme ku u financuan dhe realizuan me sukses 8 projekte rinore në Bashkinë Tiranë!

Bashkia Tiranë së bashku me ALBICT i bashkohet kësaj lëvizjeje globale për të fuqizuar të rinjtë në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Si pjesë e Youth Climate Action Fund, mbështetur nga Bloomberg Philanthropies në partneritet me UCLG dhe Qendrën Bloomberg për Inovacionin Publik në Universitetin Johns Hopkins, kjo iniciativë ofron financim dhe asistencë teknike për të mbështetur zgjidhje klimatike të udhëhequra nga të rinjtë.

Nisur nga suksesi i raundit të parë, ky edicion synon të mbështesë projektet më ambicioze dhe të forcojë angazhimin e të rinjve në politikat lokale për klimën.

Ky është momenti juaj për të udhëhequr ndryshimin në komunitetin tuaj dhe për të bashkëpunuar me qeverisjen lokale për një të ardhme më të qëndrueshme.

 Apliko tani dhe bëhu pjesë e kësaj lëvizjeje globale!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0