Hapet resorti i parë Hyatt në Malin e Zi, në gjirin e Kotorit - Business Magazine Albania

Hapet resorti i parë Hyatt në Malin e Zi, në gjirin e Kotorit

Hyatt

I pozicionuar në zemrën e gjirit të famshëm të Kotorit, të mbrojtur nga UNESCO, resorti Hyatt Regency Kotor Bay u ofron të ftuarve një atmosferë të qetë harmonike, e cila ka në fokus mirëqenien.

Kompania Krolbay dhe grupi Hyatt Hotels Corporation hapën zyrtarisht resortin Hyatt Regency Kotor Bay. Ky është hoteli i parë Hyatt në Mal të Zi dhe do t’u ofrojë  mysafirëve mundësinë të përjetojnë peizazhin dramatik të Gjirit të Kotorit në një mjedis të krijuar për të ofruar rehati dhe shërbim të përsosur.
“Me ardhjen e Hyatt në Mal të Zi, ne i krijojmë vlerë të shtuar vendit tonë si destinacion turistik dhe  besojmë se do të shërbejë si nxitje edhe për të tjerët. Së bashku, vazhdojmë punën për të rritur  nivelin e shërbimit në mënyrë që, në vitet në vijim, të mbetemi një nga destinacionet turistike më të dëshirueshme”, tha Saša Saveljić, Drejtor Ekzekutiv i kompanisë Krolbay sh.p.k. e cila ka në pronësi dhe menaxhon resortin.

Në ceremoninë madhore të hapjes morën pjesë një numër i madh personalitetesh nga fusha politike, ekonomike dhe kulturore, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik.


Zëvendëspresidenti i Zhvillimit të Hyatt për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, Takuya Aoyama, tha se ishte shumë i kënaqur që kishte mundësinë për të vizituar Ballkanin.

“Ballkanasit janë mikpritës të shkëlqyer. Ata janë të sjellshëm, mikpritës dhe krenarë. Ushqimi këtu mund të vonohet, por njerëzit dinë të shijojnë momentin dhe duan që edhe ju të jeni të lumtur. Ata nuk do t’ju lënë kurrë të uritur. Ata nuk e kanë problem nëse pini, për sa kohë pini gjënë e vërtetë. Unë këtë e quaj mirësi ballkanike. Mikpritje miqësore, profesionale dhe argëtuese që nuk do ta gjeni askund tjetër. Më vjen shumë mirë që të gjithë kolegët dhe të ftuarit mund ta shohin këtë”, tha Aoyama.

Lexo: WordPress po bëhet me mjet AI, ku ndihmon përdoruesit për të gjeneruar si dhe për të edituar tekste

Kryeministri Dritan Abazovic tha se ishte një moment historik.

“Hyatt zgjodhi vendin më unik. Mali i Zi dhe Kotori nuk kanë nevojë për reklama të veçanta. Ky është vendi që shet kujtimet më të mira. Ishte e nevojshme të kishim një vizion si familja Mišković, që të dihej se një hotel i tillë duhet të ekzistojë në Mal të Zi. Le të jetë hapja e Hyatt-it të parë vetëm një fillim i mbarë për hapje të tjera të këtij niveli. Qeveria mbështet të gjithë ata që kanë një vizion të shëndetshëm”, tha Abazovic.

Kryetari i komunës së Kotorit, Vladimir Jokić, tha se hapja e resortit të parë të Hyatt është një privilegj dhe momenti më i rëndësishëm për industrinë e turizmit në Kotorr në 40 vitet e fundit. “Kotori do të vazhdojë të përhapë dritën e tij. Kjo është një histori që do ta shohë e gjithë bota”, shtoi Jokić.

Resorti Hyatt Regency Kotor Bay, i vendosur në Kepin e Markovit, në një vend të njohur si një resort natyror, është hapësira e përsosur për pushim dhe relaksim, në një atmosferë unike harmonie me natyrën. Një dizajn bashkëkohor, ekologjik dhe harmonia e hapësirave të jashtme dhe të brendshme ishin fokusi kryesor në krijimin e konceptit të këtij hoteli.

“Jemi shumë të lumtur që kemi huazuar elementë nga natyra në të cilën do të ofrojmë një botë relaksi dhe paqeje për mysafirët tanë, si dhe anëtarët e programit të besnikërisë World of Hyatt, të cilët kanë mundësinë të përjetojnë mikpritjen e një markë të mirënjohur në një destinacion të ri. Çdo cep i resortit është konceptuar dhe krijuar për të nxjerrë në pah fuqinë e pastër të natyrës që rrethon hotelin, duke krijuar kështu një përvojë të pakrahasueshme, pa stres për pushuesit”, tha Saveljić.

Për më shumë informacion dhe rezervime, vizitoni faqen e internetit të Hyatt Regency Kotor Bay Resort ose ndiqni @hyattregencykotorbayresort në Instagram.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0