Hapet parku i lojërave Ferrari, në Europë - Business Magazine Albania

Hapet parku i lojërave Ferrari, në Europë


Parku i Ferrarit – mund të duket fantazi por shumë shpejt do të ndërtohet një park me mini Ferrari ku do të bëhen xhirot më shpejta në Europë.

Një labirint me xhiro super të shpejta do të mbajë logon e kompanisë Italiane të makinës Ferrari, e cila do të hapet në parkun e lojërave PortAventuraSpanjë në 7 Prill. Edhe pse tashmë ka një Ferrari WorldDubai, ky është parku i parë i këtij lloji që hapet në Europë.

Xhirot do të sjellin shpejtësinë dhe dizajnin e makinës më të famshme. Ky park do të ketë një Vertical Accelerator, i cili është dhe roller coaster-i më i lartë në Europë 112 m dhe arrin 180 kmph në vetëm 5 sekonda.

Xhiro të tjera shkojnë përtej shpejtësisë më të lartë, si për shembull Kulla Bounce-Back e cila krijon lëvizje që duken si një motor “i tërbuar.”

 

“Sekretet e këtij parku pritet të zbulohen së shpejti, bëni durim,” shkruhet në faqen e parkut të lojërave.

Toka e Ferrarit gjithashtu do t’i kushtojë një rëndësi të veçantë markës prodhuese të makinave. Një fshat Italian artificial do të përfshihet brenda në park, ku do të vendosen makina të Formula One dhe modele të ndryshme të makinave përgjatë rrugëve. Brenda parkut ndodhen gjithashtu restorante të ndryshme si Trattoria e cila ofron ushqime të shpejta dhe një rikrijim i restorantit të preferuar të shoferëve të Formula 1Maranello.

Vizitorët mund të blejnë bileta për në Tokën e Ferrarit dhe PortAventura, për 55$ (apo 52£) për të rriturit në dyja parqet në të njëjtën ditë.

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0