Hapet Dhoma Shqiptare e Tregtisë në Milano - Business Magazine Albania

Hapet Dhoma Shqiptare e Tregtisë në Milano


Është hapur së fundi në Milano të Italisë Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqiptare.
Krijimi i Dhomës është rezultat i punës dhe përpjekjeve mbi një vjeçare të një grupi nismëtar: investitorë të suksesshëm, përfaqësues të spikatur të fushave të  ekonomisë dhe financës, mjekësisë, diplomacisë  etj, që bashkuan forcat për arritjen e këtij momenti të pritur nga komuniteti i biznesit dhe nga individë të tjerë.

Burime zyrtare nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, thonë se kjo iniciativë lindi si rezultat i nevojës për të promovuar dhe mbështetur biznesin dhe investimet shqiptare në territorin italian si dhe biznesin dhe investimet italiane në territorin shqiptar. “Me kënaqësi konstatojmë se ndërmjet dy vendeve tona rritet çdo ditë bashkëpunimi ndërmjet bizneseve. Po ashtu, konstatojmë me optimizëm edhe shtimin e investimeve reciproke të firmave italiane në Shqipëri ashtu si dhe të atyre shqiptare në Itali”, thanë përfaqësuesit e Dhomës.

Nga informacionet mes kompanive del se ka shumë interes dhe nevojë për bashkëpunim, që inspirohet edhe nga dëshira e natyrshme për bashkëpunim ndërmjet dy popujve tanë.

Fluksi në rritje i bashkëpunimeve italo-shqiptare ka nevojë të orientohet drejt, të promovohet dhe të mbështetet në mënyrë institucionale nga një institucion i besueshëm dhe i aftë për të kryer këte rol të rëndësishëm për komunitetet e bizneseve italiane dhe shqiptare.

Dhoma pritet të angazhohet për të mbrojtur interesat e anëtarëve të saj dhe do të japë kontribut konkret në  përmirësimin e klimës së biznesit dhe rritjes së nivelit të investimeve reciproke.

Në themelimin e Dhomës morën pjesë përfaqësues të biznesit si Ylli Ujka dhe kryetari i Dhomës së Tregtisë së Tiranës Nikolin Jaka. Në takim mori pjesë edhe Gianbattista Armeloni, pesidenti i Enaip Lombardia dhe Pandeli Majko, Ministër për Diasporën Shqiptare.

Presidentja e Dhomës është Luljeta Cobani dhe zëvendës president Cesk Ivanaj.

 

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0