Hapen thirrjet për "Youth Tourism Hub" - Business Magazine Albania

Hapen thirrjet për “Youth Tourism Hub”

Hapen thirrjet për "Youth Tourism Hub"

Startup Albania po implementon projektin “Youth Tourism HUB” në kuadër të thirrjes “Për përfitimin e mbështetjes financiare lidhur me projektet në fushën e turizmit” e financuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.Ky projekt ka për qëllim të promovojë destinacionet turistike dhe vlerat e tyre të vecanta në një konkurs idesh dhe kreativiteti.Ky projekt synon të trajnojë 4 grupe me nga 6 të rinj në disa ditë intensive workshop-i, te cilët do të përzgjidhen nga aplikimet që do të vijnë nëpërmjet thirrjes që do të hapim në rrjetet sociale. Të rinjtë do të trajnohen nga ekspertë të fushës në disa fusha si SDG, Green Skills dhe Menyrave se si mund të promovojnë Shqipërinë. Trajnimi do të bëhet me qëllim zhvillimin dhe zgjerimin e njohurive të të rinjve pjesëmarrës rreth projektimit dhe krijimit të një imazhi cilësor dhe të qëndrueshëm të Turizmit në Shqipëri duke qenë se ky projekt po bëhet me misionin e vetëm : “Shqipëria, një destinacion mikpritës, tërheqës dhe autentik, për zhvillim të qëndrueshëm të potencialeve ekonomike, natyrore dhe sociale të vendit”. Në fund të ketij projekti, secili grup do të prezantojë idenë e tyre në një event final.

Objektivat e projektit (maksimumi 5 rreshta për secilin objektiv):

  1. Promovimi dhe zhvillimi i destinacioneve dhe vlerave turistike të Shqipërisë jo vetëm në dimensione sociale, kulturore dhe mjedisore por edhe si potencial të theksuar për të ndikuar në rritjen e qëndrueshme dhe konkurrueshmërinë e Shqipërisë.
  2. Nxitja dhe promovimi i të rinjve në pjesëmarrjen e integruar të planfikimit të turizmit dhe destinacioneve turistike.
  3. Trajnimi i 24 të rinjve të përzgjedhur në disa fusha si SDG, Green Skills dhe Mënyrat se si mund të promovojnë Shqipërinë dhe mentorimi i tyre përgjatë gjithë procesit të krijimit të fushatës promovuese dhe ndërgjegjësuese.
  4. Përfundimi i 4 fushatave digjitale/ kreative nga 4 grupet e punës në një event final me qëllim promovimin e karakteristikave shoqërore dhe kulturore turistike të Shqipërisë.

Rreth STARTUP ALBANIA

Fondacioni “Startup Albania” synon të krijojë lidhje organike me organizata apo fondacione të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare me qëllim mbështetjen e projekteve që kanë objekt sipërmarrjen dhe inovacionin për të ndikuar në zhvillimin ekonomik. Aktivitetet kanë karakter edukativo-trajnues, ato zhvillohen në formën e seminareve, të cilat ndihmojnë në promovimin e teknologjive më të fundit në sektorë si: telekomunikacioni, inovacioni, startup-et, turizmi etj.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0