Një start-up amerikan hap prenotimet për hotelin e parë në Hënë. Sipas Galactic Resource Utilization Space (GRU Space), struktura do të jetë një ndërtim i përhershëm jashtë Tokës, dhe mund të strehojë deri në katër vizitorë në fillim. Testimet e para planifikohen për vitin 2031, ndërsa qëndrimet e para mund të fillojnë në 2032.
Pritet që çdo qëndrim të kushtojë mbi 10 milionë dollarë dhe vizitorët e zgjedhur duhet të paguajnë një depozitë midis 250,000 dhe 1 milion dollarë, si dhe një tarifë aplikimi jo të rimbursueshme prej 1,000 dollarësh. Struktura do të transportohet në Hënë dhe më pas do të zgjerohet mbi sipërfaqen e saj, me një jetëgjatësi të parashikuar prej 10 vjetësh.
GRU Space ka plane për të zgjeruar hotelin për deri në 10 vizitorë dhe për të ndërtuar një hotel të ngjashëm në Mars. Megjithatë, asnjë strukturë e tillë nuk është ndërtuar kurrë në Hënë, dhe banimi i përhershëm atje mbetet ende i pabesueshëm.
Lexo edhe: Robotët Optimus të disponueshpëm për publikun deri më 2027
Në sfond, kompanitë amerikane dhe miliarderët e teknologjisë po synojnë të avancojnë turizmin hapësinor përtej orbitës së ulët të Tokës, duke përfshirë Jeff Bezos me Orbital Reef dhe kompaninë Above: Space Development që synon hapjen e hotelit të parë hapësinor për 440 persona në 2027.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto