Hapen aplikimet për : "100 praktikat më të mira qarkulluese nga Ballkani Perëndimor" - Business Magazine Albania

Hapen aplikimet për : “100 praktikat më të mira qarkulluese nga Ballkani Perëndimor”

Hapen aplikimet për : "100 praktikat më të mira qarkulluese nga Ballkani Perëndimor"

EU4Innovation dhe partnerët kanë kënaqësinë të shpallin hapjen e iniciativës “100 praktikat më të mira qarkulluese” për rajonin e Ballkanit Perëndimor! Kjo nismë synon të identifikojë dhe promovojë 100 shembuj të suksesshëm nga kompani apo organizata në të gjashtë vendet e BP-së, të cilat kanë integruar me sukses zgjidhje qarkulluese në modelet e tyre të biznesit, ose që kanë ndërtuar të gjithë modelin e tyre mbi parimet e ekonomisë qarkulluese.

Praktikat më të mira do të përzgjidhen bazuar në kritere të qarta si: ndikimi i zgjidhjes, potenciali për shkallëzim, qëndrueshmëria ekonomike, mundësia për t’u replikuar në vende të tjera, si dhe niveli i inovacionit dhe kreativitetit.

Përfitimet e përzgjedhjes në këtë iniciativë

Kompania/organizata juaj dhe praktika që aplikoni do të marrin vëmendje të veçantë përmes:

  • Promovimit në profilin zyrtar të EU4Innovation dhe partnerëve në LinkedIn, ku secilit rast do t’i dedikohet një postim i veçantë;

  • Përfshirjes në faqen zyrtare të Hub-it (lançimi pritet në Gusht/Shtator);

  • Shpërndarjes së publikimit përfundimtar me 100 rastet e përzgjedhura përmes rrjeteve tona (dhomat e tregtisë, partnerët, RECONOMY), nëpër evente dhe konferenca, si dhe te donatorët dhe investitorët potencialë;

  • Njohjes zyrtare për kontributin dhe angazhimin tuaj në kalimin drejt një ekonomie qarkulluese.

Lexo edhe:AKSK dhe ACTI lidhin marrëveshje për të fuqizuar sigurinë kibernetike dhe inovacionin në Shqipëri

Si të bëheni pjesë e 100 praktikave më të mira?

  • Plotësoni formularin e aplikimit me informacionet dhe detajet e kërkuara;

  • Prisni konfirmimin nga ana jonë për përzgjedhjen tuaj dhe për hapat e mëtejshëm drejt publikimit.

Edhe në rastet kur aplikimet nuk përzgjidhen për botimin final, ato do të kenë mundësinë të publikohen në seksionin Resources -> Good practices në faqen e Hub-it, si modele të vlefshme për t’u ndarë.

Aplikimet janë të hapura për bizneset dhe organizatat që duan të shfaqin impaktin e tyre.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0