Homeland Justice sulmon postën elektronike të Kuvendit. Grupi i njohur aktivist, pretendon se posedon të gjitha bisedat e deputetëve shqiptarë dhe korrespondencën e tyre gjatë muajve të fundit.“Të gjitha bisedat dhe korrespondenca e anëtarëve të korruptuar të Kuvendit gjatë muajve të fundit janë në duart e Homeland Justice. Ne jemi shumë më pranë jush sesa mendoni. A i strehuat vërtet ata vrasës dhe vrasës fëmijësh? Ne do të sigurohemi që kjo turp të mbetet me ju përgjithmonë”, thuhet në postimin në Telegram, dukë lënë të nënkuptuar se kanë në dorë materiale të rëndësishme. Po ashtu mësohet se është mbledhur me urgjencë Këshilli i Sigurisë.
Kjo nuk është hera e parë që Homeland Justice sulmon institucionet shqiptare.

Ngjarja vjen në një moment të tensionuar politik, ndërsa rrit shqetësimet mbi sigurinë kibernetike të institucioneve shtetërore. Menjëherë është mbledhur Komiteti i Sigurise Kibernetike.
Autoritetet nuk kanë bërë ende deklarata zyrtare, ndërsa mbetet e paqartë se sa e gjerë është përmasa e sulmit dhe informacioni që hakerat disponojnë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto