“Hakerat kërkuan 30 milionë euro ”. Kryeministri Rama hedh poshtë lajmet për e-Albania - Business Magazine Albania

“Hakerat kërkuan 30 milionë euro ”. Kryeministri Rama hedh poshtë lajmet për e-Albania

E-Albania

Kryeministri Edi Rama i ka quajtur shpifje lajmet e publikuara në mediat shqiptare për një “gjobë” 30 milionë euro që hakerat i kanë kërkuar qeverisë për të kthyer në funksion shërbimet online.

Sipas Ramës, AKSHI po punon për të rimëkëmbur të plotë sistemin, ndërsa shton se pas këtij sulmi qëndron një shtet dhe jo thjeshtë një bandë online.

Ai tha se lufta ende nuk ka mbaruar, ndërsa bëri thirrje që të mos shpërndahen informacione të rreme, të cilat krijojnë edhe panik.

Reagimi i Ramës:

AKSHI dhe një skuadër e superspecializuar ekspertësh të huaj, po luftojnë natë e ditë për rimëkëmbjen e plotë në kohë rekord të sistemeve pas zmbrapsjes së sulmit. Eshtë e turpshme që të gënjehet publiku në këtë farë feje, cilatdo qofshin motivet e kësaj vale shpifjesh haluçinante!

Lajmet për një gjobë 30 milionë euro nga hakerat apo për shkatërrimin e të dhënave janë krejt të rreme! Qeveria ka informuar aq sa mund të informojë, ndërkohë që lufta nuk ka mbaruar dhe pas hakerave qëndron një shtet tjetër, jo një bandë dosido digjitale që merret me gjoba!

Lexo edhe: E-Albania ende jashtë funksionit. Sulmi kibernetik mund të rezultojë në fshirje të dhënash

Gjyqet me median për shpifje, përfshirë edhe shpifjet që përhapin panik, nuk janë në praktikën e qeverisë sonë! Prandaj i bëj thirrje publike TCH të ndalë menjëherë valën e shpifjeve dhe përhapjen e panikut lidhur me pasojat e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë!”

Kujtojmë se një ditë më parë autoritetet siguruan se sistemet qeveritare dhe të dhënat e tyre nuk janë prekur nga sulmi kibernetik që i goditi ato në fundjavë, por i bërë publik një ditë më parë. Në një deklaratë të saj qeveria shpjegon se pavarësisht se bëhej fjalë për një “sulm kompleks dhe në shkallë të gjerë” duke ndjekur protokollet e reagimit, “u krye izolimi i infrastrukturave dhe sistemeve qeveritare për të garantuar mbrojtjen e të dhënave”.

Po ashtu në një postim të mëparshëm në Twitter, kryeministri Edi Rama shkroi se “kundërofensiva e AKSHI-t (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit) dhe aleatëve në përballjen e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë, po rezulton e qëndrueshme dhe e suksesshme. Agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje! Nëse s’do kemi surpriza të tjera, shërbimet do rikthehen shumë shpejt”, bëri të ditur kryeministri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0