Guvernatori Sejko në Parlament:  rritja e ekonomisë, kërkohet konkurencë e zgjerim i tregjeve financiare

Guvernatori Sejko në Parlament:  rritja e ekonomisë, kërkohet konkurencë e zgjerim i tregjeve financiare


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka raportuar në Kuvendin e Shqipërisë mbi zhvillimet ekonomike, duke theksuar se, rritja më e lartë ekonomike do të kërkojë përmirësim të klimës së biznesit dhe zhvillimin e mëtejshëm të tregjeve financiare.

Sekjo tha se, në vitet në vazhdim përmirësimi i kërkesës do të nxisë një rritje më të lartë të prodhimit, punësimit dhe pagave në ekonomi. Por, në një horizont më afatgjatë është e domosdoshme që klima e biznesit të përmirësohet, sidomos në drejtim të garantimit të konkurrencës së ndershme.

Normat e ulëta të interesit kanë qenë një faktor i rëndësishëm  për rimëkëmbjen e rritjes ekonomike. Sipas Guvernatorit Sejko, normat e ulëta kontribuan me 0.7 pikë përqindje në rritjen ekonomike të vitit të kaluar.

Sfidë për vendin vijon të mbetet zhvillimi ende i ulët i tregjeve financiare. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Gent Sekjo theksoi nevojën për të zgjeruar tregjet financiare.

“Nëse deri më sot kreditimi është mbështetur pothuajse tërësisht te sistemi bankar, rritja dhe dinamizmi i mëtejshëm i ekonomisë do të kërkojë domosdoshmërish zhvillimin e tregjeve të kapitalit dhe instrumenteve të Bursës”.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0