Guvernatori Ismaili merr pjesë në Ministerialin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor mbi Zonën e Vetme të Pagesave (SEPA) të Bashkimit Evropian - Business Magazine Albania

Guvernatori Ismaili merr pjesë në Ministerialin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor mbi Zonën e Vetme të Pagesave (SEPA) të Bashkimit Evropian

Ahmet Ismaili

Guvernatori i Bankës Qëndrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili mori pjesë në Ministerialin në kuadër të Procesit të Berlinit “BP6 drejt Zonës së Vetme të Pagesave të Bashkimit Evropian (SEPA)”, i cili në Tiranë mblodhi Ministrat dhe Guvernatorët e bankave qëndrore të Ballkanit Perëndimor.

Guvernatori Ismaili gjatë këtij takimi të nivelit të lartë, ku ishin prezent përfaqësuesit e Komisionit Evropian dhe akterë të tjerë të institucioneve financiare ndërkombëtare, prezantoi aktivitetet e ndërmarra nga BQK-ja dhe ato në proces që mundësojnë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në skemën SEPA, duke nënvizuar përfitimet ekonomike dhe financiare.

 

Ahmet Ismaili

 

Sipas Guvernatorit Ismaili, BQK-ja është duke ndërmarrë veprime drejt avancimit dhe përafrimit të legjislacionit dhe infrastrukturës, për të plotësuar kriteret për anëtarësim në SEPA, në pajtim me objektivat e Planin Strategjik 2024-2028.

I pari i BQK-së nënvizoi se zhvillimi i sistemit kombëtar të pagesave të shpejta “instant” dhe me objektivin final lidhjen me sistemin TIPS, do të kenë ndikim të rëndësishëm në ekonominë, veçanërisht për lëvizjen e lirë të kapitalit me partnerin më të madh të Kosovës, Bashkimin Evropian.

 

Ahmet Ismaili

 

Në kuadër të këtij takimi ndërkombëtar, vendet e Ballkanit Perëndimor u zotuan të ndërmarrin hapa konkret drejt plotësimit të kritereve për anëtarësim në SEPA, i cili do të lehtësonte tregtinë në të gjithë rajonin dhe me BE-në, duke mbështetur lëvizjen e kapitalit, aktivitetin ekonomik dhe një sistem inovativ, të sigurt dhe efikas të pagesave.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0