Kur nuk ke përvojë, as kredenciale, as aftësi, të duket se është zgjidhje më e mirë të mos ndërrmarrësh rreziqe. Koka juaj ju jep një milion arsye pse duhet të qëndroni aty ku jeni – të përqendruar vetëm në çfarë dini.
Problemi është se zëri në kokën tuaj ju shtyn ta provoni gjithsesi. Ju keni dashur gjithmonë të filloni një biznes, por thjesht nuk e dini se si. Ju keni një listë me ide, por ato ndihen të paarritshme. Ju doni të keni sukses, por e kaluara juaj thotë që nuk mundeni.
Ja e vërteta: Mund të jeni një fillestar dhe përsëri të keni shanse të mëdha.
Ndonjëherë, të mos dish asgjë është një avantazh, sepse ju frymëzon që t’i adresoheni gjithçkaje me një mendje të hapur. Kur sfidoni veten të rriteni përmes veprimit, shanset janë që të gjeni një mënyrë për t’ia dalë.
Arrini diçka që kurrë nuk keni besuar të jetë e mundur dhe do të shkatërroni kufijtë artificialë që i keni vënë vetes. Më e mira e kësaj është se, nuk është aq vështirë sa e mendoni. Këtu janë pesë pika thelbësore që do t’ju ndihmojnë të arrini diçka, edhe nëse jeni duke filluar nga zeroja.
- Mos e gjykoni pikënisjen tuaj.
Krahasojeni veten me njerëz që janë përpara jush dhe gjithmonë do të ndiheni të paaftë.
Gjithkush ia fillon diku. Është shumë më mirë të vlerësoni progresin tuaj në vend që të stresoheni për synimet tuaja të larta.
Zhvillimi ndodh jashtë zonës suaj të rehatisë. Nëse provoni vetëm gjërat që jeni të sigurt që mund t’i bëni, ju kurrë nuk do ta kuptoni se sa tepër të talentuar dhe të shkathët jeni.
- Angazhohuni për vepra të qëndrueshme.
Pasioni ushqen fillimin e çdo projekti të ri. Kur entuziazmi fillestar zhduket, frika nga gabimet, pengesat e pashmangshme dhe dyshimi në vetvete mund t’ju lënë mbrapa. Për t’iu kundërvënë këtyre sfidave duhet bërë vepra të qëndrueshme.
Ju duhet të bini në dashuri me procesin, jo me destinacionin përfundimtar. Është shumë më efektive të vendosni sisteme dhe procese që ju detyrojnë të zbatoni planin tuaj të veprimit çdo ditë. Në këtë mënyrë ju mund të nxitni përmirësimin e vazhdueshëm.
Koha do t’ju japë gjithçka që dëshironi, por ju duhet të jeni të gatshëm të angazhoheni për termin afatgjatë.
- Përqëndrohuni për t’u bërësot më të mirë sesa dje.
Nuk ekziston suksesi brenda natës. Arritjet e mëdha rezultojnë nga veprimet që karakterizohen prej qëllimeve kuptimplote. Ju nuk mund ta përshpejtoni ose ta shkurtoni procesin e një projekti.
Zhvillimi ndodh gradualisht. Përqendrohuni në përmirësim për 1 për qind çdo ditë dhe një transformim i dukshëm do të ndodhë me kalimin e kohës. Ju do të përmirësoni qasjen tuaj dhe do të bëheni më efikas. Për më tepër, për shkak se keni ndërtuar një zakon, rritja nuk do të ndalet.
- Dështoni sa më shpejtë që të mundeni.
Nëse nuk e dini se çfarë po bëni, është e pashmangshme që ju do të bëni disa gjëra të gabuara. Ju thjesht keni për të ndryshuar mendimin tuaj rreth dështimit.
Njerëzit në përgjithësi nuk kanë frikë të dështojnë. Ata më shumë shqetësohen se do bëhen gazi i botës. Gabimet janë një pjesë e madhe e rritjes dhe të nxënit. Gabimet janë gjithnjë të hidhura, por ju mund të mësoni shumë prej tyre. Dhe kështu do të bëni gabime më të mira.
Sa më shpejt të biesh, aq më shpejt do të ngrihesh.
Shijoni pengesat dhe sfidat. Suksesi vjen kur luftoni perfeksionizmin me veprim në frymën e të mësuarit, në rritje dhe duke u bërë versioni më i mirë i vetes.
Në librin “Parimet: Jeta dhe Puna”, autorja best seller Ray Dalio ofron një vizion bindës për këtë mentalitet: “Më duket se nëse e ktheni në retrospektivë veten një vit më parë dhe nëse nuk jeni të tronditur nga budallallëqet tuaja, atëherë nuk keni mësuar asgjë”.
- Mësoni nga njerëzit që kanë bërë atë që ju dëshironi t’a bëni.
Në botën e sotme, nuk keni nevojë të filloni asgjë nga e para. Ekziston një bollëk informacioni. Gjeni njerëz që janë aty ku ju dëshironi të jeni dhe ndiqni gjurmët e tyre.
Investoni në mentorë.
Investoni në kurse .
Investoni në libra, evente, seminare dhe workshope.
*Bonus: Sa më shpejt të filloni, aq më shpejt përfitoni.
Koha më e mirë për të bërë gjë të vlefshme ishte 20 vjet më parë. Dhe koha e dytë më e mirë? Është tani.
Nuk ka rëndësi nëse nuk keni përvojë. Gjithçka ka rëndësi është që ju të jeni të gatshëm për të mësuar, për të bërë gabime dhe për të bërë punën e nevojshme për të aktualizuar çfarëdo që dëshironi të ndërrmerrni.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.